Egjipt jepen 14 denime me vdekje

14 dënime me vdekje, ky është vendimi i dhënë nga nëj gjykatë egjiptiane për sulmin, një vit më parë, në një repart ushtarak në Sinai. Gjatë sulmit mbetën të vrarë 5 agjentë policie dhe një civil. Nga të akuzuarit vetëm 6 ishin të pranishëm ndërsa të tjerët u dënuan në mungesë. Bëhet fjalë për anëtarët e Ual Xhihad, një nga grupet ekstremiste islamike që akuzohet dhe për krime të tjera, ndër të cilat atentatet në disa pika turistike në Sinai në periudhën 2004 - 2005. Për këto atentate e njëjta gjykatë do të marrë vendim për 11 persona deri në fund të shtatorit. Procese gjyqësore këto që vijnë në një fazë të turbullt në rajonin në kufirin midis Egjiptit dhe Izraelit. Në 5 gusht 16 roje kufitare mbetën të vrarë dhe ushtria ka dërguar përforcime në një rajon që sipas marrëveshjeve të Kemp Dejvid duhet të jetë e de-militarizuar. Kanë qenë pikërisht mënyrat për kapjen e militantëve që kanë ndezur mosmarrëveshjet ndërmjet presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi dhe tashmë ish shefit ët ushtrisë marshallit Husein Tantaui, i cili ka marrë dhe dekorimin më të larë egjiptian pasi u detyrua të dilte në pension.