"S'kemi konflikte me gjykaten dhe policine"
Kryeprokurori i Gjirokastres i cileson marredheniet nderinstitucionale ne kete qark, si te shkelqyera dhe te domosdoshme per mbarevajtjen e cdo hetimi apo gjykimi. "Marredheniet me keto organe jane se pari institucionale, te percaktuara si te tilla ne ligj dhe akte nenligjore dhe si te tilla, jane korrekte dhe te shumanshme. Nuk kemi asnje konflikt apo perplasje", thote Saliu per gazeten "KJ". Ai ve ne dukje se ne rrethin e Gjirokastres, eshte karakteristike tradita e mire e marredhenieve nderinstitucionale mes policise, prokurorise, gjykates e me gjere, tradite e cila beson se do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. "Komuniteti gjirokastrit e njeh dhe e respekton ligjin dhe eshte i ndjeshem ndaj punes se ketyre organeve, ne drejtim te zbatimit te ligjit", deklaron Saliu.