E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do ashpersojme politiken penale"

Prokuroria e Gjirokastres do te ashpersoje politiken penale per denimet ne gjykate, ndaj kontingjenteve kriminale te trafiqeve te ndryshme, por edhe zyrtareve te korruptuar. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", kryeprokurori Alfred Saliu, publikon disa prej prioriteteve te punes se ketij institucioni per vitin 2009. Sipas tij, puna e prokurorise do te perqendrohet vecanerisht, per nje politike penale me te ashper ndaj trafiqeve dhe fenomenit te korrupsionit.

Zoti Saliu, cilat jane prioritet e punes te Prokurorise se Gjirokastres per vitin ne vazhdim?

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, si organ qe ligji i atribuon ushtrimin e ndjekjes penale dhe perfaqesimin e akuzes ne gjykim, gjate vitit 2008 realizoi me sukses detyrat ne luften ndaj kriminalitetit. Aktualisht puna jone eshte perqendruar tashme ne prioritet e percaktuara per vitin 2009, te tilla si lufta ndaj kultivimit te bimeve narkotike, korrupsionit, shperdorimit te detyres. Goditja ndaj ketyre fenomeneve kerkon angazhimin maksimal te atyre strukturave qe ligji iu ngarkon kete pergjegjesi, koordinimin me te mire te mundshem, ne menyre qe rezultatet te jene optimale. Per vitin ne vazhdim nga ana jone, synohet gjithashtu edhe ndjekja e nje politike penale me te ashper ndaj autoreve te atyre veprave penale te perhapura dhe qe shqetesojne komunitetin e ketij rrethi. Qellimi eshte ndeshkimi i krimineleve, per te minimizuar shifrat e ketyre fenomeneve negative, qe shqetesojne shoqerine shqiptare, por edhe drejtesine.

Cfare vendi ze ne keto prioritete lufta kunder krimit ekonomik ?

Gjate vitit 2008, Prokuroria e Gjirokastres ka pasur nje numer te madh procedimesh ne kete fushe, ne krahasim me treguesit e viteve te kaluara, fakt qe deshmon rritjen e luftes ndaj ketij krimi. Per autoret e ketyre veprave, politika penale e ndjekur nga ana jone, i eshte pergjigjur perhapjes se kriminalitetit dhe rrezikshmerise shoqerore te autoreve te ketyre veprave. Lufta ndaj krimit ekonomik ne formatin ne te cilit ai shfaqet, perben objektin kryesor te punes sone. Krimet ne sferen ekonomike si korrupsioni, shperdorimi i detyres, falsifikimet etj., si lloj kriminaliteti kerkone ne vecanti nga llojet e tjera te figurave te veprave penale. Kerkojne hetim te gjithanshem dhe sofistikimin e mjeteve te kerkimit te proves, qe perdoren ne luften ndaj tij, ne menyre qe t'i pergjigjen ne formen me te mire te mundshme evoluimit te vazhdueshem te formave kriminale, qe perdoren nga autoret e tyre ne kryerjen e ketyre veprave penale.

Prioritare per organizmat dhe agjencite e sigurise, eshte fshirja e Qarkut te Gjirokastres nga harta e kultivimit te hashashit. Cili eshte pozicioni i prokurorise ne kete drejtim ?

Kultivimi i droges, e llojit kanabis sativa, eshte nje fenomen qe i duhet kushtuar vemendje dhe angazhim prej gjithe faktoreve, duke filluar nga njesite e qeverisjes vendore, sherbimet e policise, prokuroria, gjykata etj., per te bere te mundur parandalimin e ketij krimi. Por edhe goditjen e venien para pergjegjesise penale, te te gjithe atyre personave qe kryejne veprime te tilla te kundraligjshme. Politika penale, per sa i perket denimeve ndaj autoreve te ketyre veprave penale, si mjeti i parandalimit te posacem, i eshte pergjigjur rrezikshmerise se fenomenit dhe autoreve te ketyre veprave penale. Ashtu sic e thashe me siper, kete vit ne do te kerkojme e zbatojme nje politike penale, me te ashper ndaj trafiqeve te te gjitha llojeve dhe precedenteve korruptive, ku perfshihen edhe zyrtare te ndryshem.

Intervistoi: Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›