E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafeja kontrabande, 280 mije euro gjobe

Korce- Drejtoria e Pergjithshme e Doganave gjobiti me 10 mije euro per cdo ton kafe kontrabande, qe i eshte sekuestruar firmes "Toni" sh.p.k. Nje dite pas operacionit te bllokimit te maunes qe ishte deklaruar se transportonte pajisje alumini, ka qene vete drejtori i Doganave, Perparim Dervishi, qe ka ndjekur nga afer cdo hap te hedhur nga vartesit e tij, por edhe informacionet e marra nga sherbimi i inteligjences apo agjentet e SHISH. Lajmi i bujshem per sekuestrimin e 27 toneve kafe, eshte shoqeruar edhe me gjoben prej 280 mije eurosh. Dervishi konfirmoi per gazeten "KJ" vendosjen e kesaj gjobe dhe rrefeu detaje te operacionit te zhvilluar ne piken kufitare te Kapshtices, mbremjen e se shtunes. Gjithashtu subjekti dhe drejtuesi i mjetit kane kaluar per ndjekje penale.

"Nga ana e sherbimit te anti-kontrabandes ishte siguruar me pare informacioni, se ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, traileri me targa te Korces (KO 7078 D), do te kishte ne brendesi te tij sasine prej mbi 27 tone kafe, ndersa ne dogane do te deklaronte se ngarkesa ishte me shufra metalike", tha kreu i doganes shqiptare, Perparim Dervishi. Ai sqaroi se informacioni ishte mundur te sigurohej ne rruge operative dhe mjeti eshte mbajtur nen vezhgim, ndersa pritej qe te mberrinte rreth ores 22:00 te se shtunes, ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, qe nga porti i Selanikut, ku dhe do te merrej ngarkesa e kafese. Kamioni ka qene i maskuar me panele hekuri, si dhe kafeja per te shmangur aromen ishte izoluar me plastmase. Cdo thes kishte nje sasi prej 55 kg kafe. "Sasia kontrabande, eshte me e madhja e kapur ndonjehere ne doganat shqiptare, por edhe ne doganat e Ballkanit", u shpreh Dervishi. Pikerisht per kete qellim, nga perllogaritjet e para mendohet se detyrimet doganore dhe gjobat, per subjektin "Toni", duhet te shkojne deri ne 280 mije euro. Subjekti qe kreu kontrabanden e kafese, ne Korce njihej per importin e hekurit dhe paneleve te aluminit.

Burime te Prokurorise se Korces bejne te ditur se per kete subjekt, si dhe per drejtuesin e mjetit, Sokol Vukatana, ka filluar ndjekja penale per "kontrabande te mallrave te akcizes". Ndersa kreu i Doganave, sqaroi se ne kete operacion kane ndihmuar edhe sherbimet e inteligjences, nepermjet informacioneve te sakta qe dispononin.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›