E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, aksion për pastrimin e plazhit, merr pjesë edhe Mediu

Një aksion për pastrimin e plazhit të Shëngjinit ka angazhuar edhe ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Fatmir Mediu.

Gjithashtu pjesë e grupit për pastrimin e plazhit kanë qenë edhe pushtetarë vendor si kryetari i bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, prefekti i qarkuti Pal Dajçi, si dhe dhjetra nxënës të shkollave të këtij qyteti.

Ky aksion është në kuadër të hapjes se sezonit turistik në këtë qytet, si dhe me anagzhimin e ministri Mediu, si ministri i deleguar nga kryeministri Berisha për mbikqyrjen dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik në qarkun e Lezhës.
 

Ministri Mediu,e cilësoi si mjaft të rëndësishëm ecurinë e procesit të përafrimit të legjislacionit me standartet e BE, duke përmendur të gjitha përpjekjete që janë duke u bërë për të krijuar një paketë ligjore, akoma edhe më të konsolidua.

Ndër të tjera i Mediu, pohoi se edhe për punën që është duke u bërë në bashkëpunim me vendet fqinje, për ruajtjen e zonave dhe hapësirave ndërkufitare, shtimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e parqeve kombëtare dhe hapësirave pyjore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›