E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një martesë italiane në Muzeun Historik Kombëtar

Tiranë, 20 prill, NOA - Seria Vështrime italiane do të shfaqë sot në mbrëmje në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar filmin "Matrimonio all'italiana" (Martesë italiane) .

Ky film i realizuar nga regjisori Vittorio de Sica është filmi i tretë i serisë "Vështrime italiane", që po shfaqen çdo ditë në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Një film i vitit 1964, një skenar i ndërtuar sipas veprës "Filomena Marturano" të Eduardo de Filippos.

Skenari na tregon për historinë e një biznesmeni që për vite me radhë ka patur një lidhje paralele, një grua për dashnore, ndërsa ka vendosur të martohet me një tjetër.

Interpretojnë Marcello Mastroianni në rolin e Domenico Soriano-s, Sophia Loren - Filumena ,etj.

Matrimonio all'italiana kandidoi për Oscar më 1966 si filmi më i mirë i huaj dhe për aktoren protagoniste.

m.s/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›