E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, Wollfarth: Kuvendi ta miratojë sa më shpejt

TIRANË Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Ëollfarth mirëpriti dje zgjedhjen e kandidatit zyrtar për Avokatin e Popullit.“I përshëndes hapat që janë hedhur kohët e fundit, si dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për të propozuar një kandidat për postin e Avokatit të Popullit”, - tha Ëollfarth. “Ky është një hap kyç për plotësimin më në fund të këtij institucioni, pas mbetjes bosh të pozicionit që në fillim të vitit 2010, në mënyrë që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë sërish me efikasitet të plotë”, - shtoi ai. Kryetari i Prezencës kërkoi që Kuvendi të marrë një vendim sa më shpejt për emërimin e Avokatit të Popullit, i cili, sipas tij do të kontribuojë efektivisht në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në marrëdhënie me administratën publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›