E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza e Braçes: Majko e Islami, në sallë para se të votohej Leskaj

Mungesat e shumta në sallë dhe rrjedhja e votës së Vangjel Dules në favor të kandidaturës së Bujar Leskajt, kanë lënë të pakënaqur në radhët e socialistëve. Ai që nuk ka ngurruar ta shprehë hapur këtë pakënaqësi ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe, i cili në faqen e tij në Facebook ka treguar se dy nga kolegët e tij që munguan në votim, ishin dje në sallë para se të niste procesi. “Vangjel Dule bashkoi sot votën e tij opozitare me PD të mbetur me vetëm 69 vota, për të miratuar Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së. Ndërkohë, PS-së i munguan sot (dje) në momentin e votimit tre deputetë, 2 prej të cilëve ishin në sallën e Kuvendit para se të votohej për këtë çështje, e cila ishte vlerësuar nga grupi si politike”, - shprehej Braçe në statusin e tij në Facebook. Gjithashtu, ai evidentonte faktin se e djathta gjatë këtij votimi humbi mazhorancën e duhur prej 71 votash. “Koalicioni i Sali Berishës ra sot në Kuvend në 69 vota. Kjo shumicë e pamjaftueshme votash u verifikua gjatë votimit të Bujar Leskajt për kryetar të KLSH”, - shprehej Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›