E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mbrëmje muzikore për Vaçe Zelën e Tefta Tashko Koçon

Spektakli

Një mbrëmje muzikore kushtuar dy prej zërave më të bukur të muzikës shqiptare, këngëtareve Tefta Tashko Koço dhe Veçe Zela, do të mbahet më 1 gusht në Durrës. Ky spektakël, pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të Festivalbar Shqipëria, do të përmbajë një repertor të zgjedhur me këngë të shoqëruara me koreografi e video montazhe. Qëllimi i kësaj mbrëmjeje krejtësisht të veçantë është kthimi në kujtesë e në vëmendje i këtyre dy personaliteteve të muzikës shqiptare. “Festivali i verës”, që ka nisur prej një muaji në Golem të Durrësit, ka për synim organizimin e aktiviteteve të ndryshme artistike përgjatë muajve të verës. Një trupë profesioniste e përbërë nga balerinë, këngëtarë, instrumentistë, aktorë dhe moderatorë. Trupa e përbërë nga 30 artistë profesionistë, së bashku me artistë të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit, për tre muaj rresht do të performojë në skenat e reja të ngritura posaçërisht për këtë veprimtari. Organizatorët kanë shprehur dëshirën që Festivalbar Albania të jetë një aktivitet i përvitshëm, që do të afrojë rreth vetes të gjithë artdashësit gjatë stinës së verës, në një kohë kur aktivitetet kulturore janë të pakta.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›