E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi: Gjimnazi Petro Nini, me rrjet interneti

Rikonstruksioni

Kryebashkiaku Edi Rama ka kryer dje inspektimin e punimeve për rehabilitimin e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

“Shqipëria europiane mund të administrohet dhe të ecë përpara falë njerëzve të ditur, falë njerëzve të edukuar, ndaj Bashkia e Tiranës duhet të krijojë të gjitha kushtet optimale për të garantuar shkollimin e tyre dhe për të përgatitur gjeneratën e re për t’u përballur me sfidat e së ardhmes”, sqaroi kryebashkiaku.

Rikonstruksioni tërësor i një sipërfaqeje totale prej 1600 m2 do të sigurojë kushte komode për zhvillimin e procesit mësimor, duke marrë parasysh gjithashtu edhe nevojën e konfigurimit të hapësirave sportive, si hapësira të cilat do të qëndrojnë të hapura edhe në aktivitetet sportive dhe kulturore jashtëshkollore. Kësisoj, ndërhyrja synon të përfshijë rikonstruksionin e palestrës, tarracës, dyshemesë, por edhe nyjeve sanitare të shkollës. Në objekt po instalohet rrjeti i ri elektrik dhe i furnizimit me ujë, rrjeti telefonik dhe rrjeti i internetit, ndërkohë që po realizohet sistemi i ngrohjes qendrore, duke parashikuar edhe instalimin e sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit, sipas normave dhe standardeve europiane. Ndërhyrja është konceptuar jo vetëm si një hapësirë që i dedikohet mësimdhënies, por edhe si hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive, duke respektuar gjithashtu vlerat ambientale dhe duke e konsideruar atë si një organizëm arkitektonik, i cili do të shfrytëzohet maksimalisht nga studentët. Pjesë e rikonstruksionit të shkollës janë edhe fasadat e godinës, ndërkohë që rëndësi të veçantë merr edhe sistemimi i terreneve të jashtme.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›