Ligji i ri për artin, bashkitë duhet të japin 30 për qind të fondit të kulturës për teatrin
Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka prezantuar para komunitetit artistik ligjin e ri për artin. Ligji për artin skenik tashmë ndryshon në ligjin për artin, duke përfshirë brenda tij dhe dy institucionet: Cirkun Kombëtar dhe atë të Estradës nën emërtesën Teatri Kombëtar i Komedisë. Nëpërmjet këtij ligji, Ministria e Kulturës do të merret vetëm me hartimin e politikave, ndërsa projektet kulturore
do ti kalojnë Qendrës Kombëtare të Artit. Gjithashtu në këtë ligj të ri, është parashikuar që për institucionet e teatrove në rrethe, 30% nga granti i bashkive për kulturën ti kalojë teatrove. Për këtë qëllim ministri Ferdinad Xhaferraj zhvilloi dje në mjediset e GKA një konferencë me përfaqësues institucional, sindikata, artistë të pavarur, për të pasur një mendim sa më të gjerë, për të përmirësuar një sërë ligjesh, aktesh nënligjore apo udhëzime, mjaft të nevojshme për një mirëfunksionim të institucioneve të artit si dhe standardizimin e tyre me legjislacionet e vendeve te përparuara. Në ligjin për artin që ne miratojmë mendohet të ngrihet Qendra Kombëtare e Artit, një qendër që e thënë shumë sinqerisht, do të shpëtojë ministrinë nga një aktivitet që ka të bëjë me ndarjen e projekteve kulturore. Ministria për vitin 2011 do të merret kryesisht me hartim politikash dhe monitorim të këtyre politikave. Në këtë ligj jemi munduar të rregullojmë dhe një raport tjetër të vështirë që ekzistojnë mes njësisë së qeverisjes vendore dhe teatrove të rretheve që kanë një traditë. Një mënyrë e mbështetjes së tyre do të ishte që me ligj qeveria të detyrojë qeverisjen vendore që 30 për qind të grantit të kulturës të kaloje për teatrot e rretheve", bëri të ditur Ferdinand Xhaferraj, ministër i Kulturës. Artistët vlerësojnë se me ngritjen e Qendrës Kombëtare të Artit nuk do të ketë më monopol të institucioneve dhe artisti do të jetë shumë më i lirë.
Zhani Ciko: Ligji shkon drejt vendosjes së ekuilibrave kulturorë
MTKRS shkon në këtë ligj për artin drejtë vendosjes së ekuilibrave dhe me hartimin e politikës kulturore, atë që kërkon stabilizimi i një politike kulturore kombëtare. E shoh si një pjesë të legjitimuar që do të hapë një perspektivë në drejtim të punës, por dhe zbatimin e politikave të sanksionuara në mënyrë ligjore. Unë jam që ky ligj të zbatohet mbi suksesin e arti skenik, nga zbatimi i një ligji të vjetër shohim që është një ligj i mirë. Unë jam për një qendër arti, jo për një agjenci, sepse ajo do të krijojë probleme që nuk e presupozojnë zbatimin e politikave kulturore që ka diksateri në vetvete.
Reshat Ibrahimi: Ligji i ri, një hap pozitiv
Bërja e Cirkut të Tiranës, në Cirk Kombëtar si dhe ringritja e Estradës nëpërmjet Teatrit të Komedisë është shembulli më i mirë i artin dhe kulturës në Shqipëri. Këto 2 gjini arti do të riaktivizohen dhe do të bëhen më atraktive mbasi populli ka shumë nevojë për to. Njëkohësisht me dy amendamentet që do ti bëhen ligjit është një hap pozitiv për demokratizimin e institucioneve të kulturës, pasi me këtë ligj do të bëhen ndërhyrje në lidhje me përzgjedhjen e bordit artistik, që duhet të vendosë për gjëra që kanë lidhje me kulturën në Shqipëri.
Vaso Tole: Ndryshimi i ligjit, një domosdoshmëri
Me këto ndryshime këtë ligj nga një ligj i formës dhe mjetit e kalojmë në ligj të përmbajtjes në çështjen e trajtimin të artit të kulturës së Shqipërisë, pra çfarë do të bëhet me të, ta kalojmë nga mjeti tek qëllimi, dhe kjo zgjidh natyrshmërinë sepse është e nevojshme të amendohet një ligj i tillë, kjo është lëvizja e duhur. Hapi i dytë është që Ministria do të jetë një institucion i politikave dhe jo një institucion që merret me aprovimin e projekteve, pra ky ligj krijon mundësinë e decentralizmit të kompetencave të MTKRS dhe kalimit të tyre tek disa institucione siç rasti i Qendrës Kombëtare të Artit, mosfunksionim i së cilës ka bërë të mundur një deri tani një kauzë përsa i përket vendimmarrjes dhe orientimit të duhur të projekteve
Xhevdet Ferri: Më shumë mundësi për artistët
Reforma nuk fillon me institucionet dhe artistët, por vetë ministria ka filluar procesin për të reformuar vetveten, në mënyrë të ndërgjegjshme ka hequr dorë nga një pushtet që është ekonomik për artin dhe për artistët, duke ia deleguar këtë një agjencie shtetërore tashmë të specializuar. Nën varësinë e MTKRS mbeten institucionet shtetërore që financohen nga MTKRS, por me këtë lloj reforme gjithë këtij blloku i krijohet mundësia që artisti, që tashmë që ka në dorë një fond publik për tu përdorur në një mënyrë kompetitive, fut për herë të parë garën dhe kompeticionin në institucionet tona.
Mbreti i çmendur, një perfomancë artistike franceze
Kompania franceze "Les Zinzins" në bashkëpunim me Teatrin e Metropolit dhe Ambasadën Franceze në Tiranë, Aleancën Francez shfaq performancën: "Mbreti i çmendur" në data 17 dhe 18 qershor 2010 ora 19.30 në Arën e Cirkut. Është një performancë e teatrit të hijeve me elemente të projeksionit kinematografik, ku ndërthuret muzika dhe baleti. Shfaqja do të jetë në dy gjuhë shqip dhe frëngjisht. Mbreti i çmendur autor Marcel Morize, regjia Joaquim Briand, interpretojnë Marcel Morize aktor dhe muzika, Eglantina Haxhi aktore, Elton Muça projeksion kinematografik, Lojo Morize ndriçimi dhe aktor. Në këtë projekt eksperimentohet nëpërmjet poezisë, teatrit të hijeve, projeksioneve kinematografike, muzikës dhe kërcimit. Ide kryesore është, që të prezantohen histori që janë të jashtë-zakonshme për këdo. Gjithmonë vihen në pyetje vlerat me të cilat në jetojmë, të eksplorohen dhe të kuptohen ndryshimet, keqkuptimet, transformimet dhe ndarja e këtyre vlerave. Kështu gjendemi përballë situatave që vetë ne i krijojmë që shpesh janë komike, argëtuese po aq sa edhe dramatike. Histori që i referohen vështirësive tona. Shfaqja i drejtohet fëmijëve, adoleshenteve, të rriturve. Dëshira për të ndarë një moment poetik e çon publikun në një gjendje ëndërrimtare. Punohet me forma, të cilat mund të kuptohen në nivele të ndryshme. Mbi të gjitha ne jemi në mbrojtje të shkëmbimit midis brezave, që asnjëri prej tyre të mos humbi kontaktin me të tjerët. Nga skena teatrore, në teatrin e lëndinave me këtë slogan gjatë këtij sezoni Teatri i Metropolit do të jetë edhe më shumë i pranishëm tek fëmijët. Shfaqjet që jepen për fëmijë në skenën teatrore, sipas drejtorit Kiço Londo do të jepen dhe jashtë në natyrë. Gjatë verës ne do të japim shfaqje për fëmijë, jo vetëm në skenën e Metropolit, por dhe në mjedise të tjera. Kështu nga Parku Rinia, tek kodrat e Liqenit apo dhe në mjedise të tjera ne do të japim shfaqje për fëmijët. Janë shfaqje të bukura dhe të realizuar me mjeshtëri nga aktorët, ka pohuar më parë Londo. Në ballon e luleve përshtatur nga përralla Lulet e Idës së vogël e autorit H.K. Andersen dhe Druvari i mirë përshtatur nga përrallat e vëllezërve Grim do të jenë dy shfaqjet që do të prezantohen para publikut.
Stolitë e Grave Shqiptare, në një ekspozitë
Ditën e premte më 18 qershor në orën 12.00, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me koleksionistin Lulzim Perati çelet ekspozita Stolitë e Grave Shqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë verës, për të plotësuar disi dimensionin e munguar etnografik në muze. Dikur një aksesor zbukurimi, sot kanë vlerën e antikuariateve. Një ekspozitë e plotë do të sjellë në vëmendje stolitë e vjetra të grave shqiptare. Lulzim Perati, tashmë pjesë e Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, e ka nisur këtë aktivitet rreth viteve 88-89 thuajse për rastësi. Atëkohë mësues i teknikës, u vu në kërkim të një kryqi të vjetër që ia kishin lënë porosi dhe prej atëherë mbetet i pasionuar pas stolive. Do të jenë 23-28 stenda me inventarin e plotë të stolive të përdorura në krahina të tilla si në Gjirokastër, Berat, Skrapar, Rrajcë, Lezhë, Zadrimë, Malësi e Madhe. Një stendë e kësaj e