Një menaxhere prostitutash që dinte më shumë nga ç‘duhej
52-vjeçarja Deborah Xhin Palfri për 13 vjet me radhë u kishte garantuar shërbime tepër të rezervuara një numri personalitetesh të rëndësishme nga Uashingtoni, që mendohet të jenë nga 10 deri në 15 mijë. Këtë e bënte duke mbajtur me rigorozitet të fshehtë çdo emër, duke e konsideruar këtë veprim si mënyrën më të mirë për t‘u mos u shfaqur ndaj rreziqeve. E megjithatë, para pak ditësh, u gjet e varur në shtëpinë e së ëmës, në Tarpon Spring të Floridës. Do të ishte shpejtësia me të cilën policia e deklaroi vdekjen si vetëvarje ajo që do të ngrinte dyshime dhe do ta bënte ngjarjen të shihej si një komplot ku përzihet seksi e politika.
Palfri njihej nga amerikanët si "Madam D.C.", që kur, nga prilli i vitit 2007, përfundoi e arrestuar pasi u vërtetua që nga Florida drejtonte një rrjet luksoz prostitucioni kryesisht në dispozicion të qarqeve të larta të Uashingtonit. Rrjeti funksiononte 24 orë gjatë të shtatë ditëve të javës.
Kryeqyteti amerikan ka parë jo pak skandale seksuale gjatë kohëve të fundit, por në çastin kur madama vip deklaroi zyrtarisht se do të tërhiqej nga aktiviteti drejtpërdrejt përmes valëve të rrjetit televiziv "Abc", mësoi se qëndronte në krye të rrjetit më të rëndësishëm të prostitucionit që ishte raportuar ndonjëherë publikisht: "Më telefononin, më kërkonin vajza dhe unë ua dërgoja. Më pas isha e detyruar t‘u telefonoja për t‘i pyetur nëse kishin mbetur të kënaqur, nëse vajzat kishin treguar entuziazmin e duhur".
Regjistrat e telefonatave qenë marrë rregullisht dhe qenë ruajtur me rigorozitet muaj pas muaji nga madama. Dhe kur hetimi federal u transformua në proces gjyqësor kundër saj, Palfri, teksa depononte nën betim, deklaroi se nuk do t‘i bënte kurrë publike. E megjithatë disa emra nuk i shpëtuan publikimit: duke nisur nga senatori i Luizianës, David Viter, deri tek eksperti i strategjive ushtarake, Arlan Ullman, ideuesi i sulmit kundër Irakut në vitin 2003, apo Randal Tobias, ish-funksionar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Gjithsesi duhet pasur parasysh se bëhej fjalë për personazhe jo të dorës së parë dhe "Madam D.C." deri në audiencën e fundit gjyqësore të mbajtur më 18 prill të këtij viti - kur u gjykua fajtore - nuk reshti së këmbënguluri në mbrojtje të qëndrimit të vet: "Nuk bëhej fjalë për prostitucion pasi unë nuk kisha kurrfarë përfitimesh financiare dhe nuk kisha fare dijeni nëse vetë vajzat u kërkonin para klientëve".
As taktika e mbrojtjes dhe as fjalori i përdorur në sallën e gjyqit nuk ndryshuan as kur, gjatë këtyre dy javëve të fundit, gjendej në shtëpinë e së ëmës në Veri të Tampës, në pritje të burgosjes, e cila do të zgjaste "e shumta gjashtë vjet".
Në publik sillej mjaft e sigurtë dhe thoshte se do të publikonte një libër, duke nënvizuar se në çastin e fundit do t‘i shpëtonte dënimit falë ndërhyrjes së ndonjë prej miqve të saj të pushtetshëm. Skandali seksual i guvernatorit të Nju Jorkut, Eliot Spitcer, i detyruar të dorëhiqej pas daljes në shesh të kontakteve me një prostitutë, ndoshta e bëri të ndihej edhe më e paprekshme, duke qenë se mbante fshehur shumë ndërresa të palara të Uashingtonit.
Por të enjten mbrëma u gjend e vdekur në shtëpinë e së ëmës. Pranë trupit të pajetë u gjet një pusullë në të cilën shpjegonte se e kishte kryer veprimin me vetëdije të plotë për të shmangur burgosjen. Diçka të tillë duket se ia kishte thënë edhe Dan Moldeas, shkrimtarit të Uashingtonit me të cilin ishte marrë vesh edhe për shkrimin e librit. Zyrtarët e policisë së Floridës folën zyrtarisht për vetëvrasje menjëherë pas kontrollit të banesës, si edhe për litarin e përdorur nga 52-vjeçarja. "Nuk ekziston asnjë e dhënë që të krijojë dyshime se bëhet fjalë për vetëvrasje të krijuar artificialisht", shpjegoi një prej zëdhënësve. Avokati mbrojtës nxitoi të ngushëllonte të ëmën e madamës: "Është një ngjarje shumë tragjike. Jam përkrah jush në këtë dhimbje".
Ndërkaq e ëma, Blansh Palfri, nuk është aspak dakord me tezën e vetëvrasjes dhe ngre shumë dyshime: "Ime bijë nuk qe nga ato që vrasin veten, nuk donte të vetëvritej, nuk pinte alkool e as përdorte drogë". Diçka të ngjashme mendojnë edhe gazetarët e revistës "Time". Në një artikull të këtyre ditëve shkruhej se pas vetëvrasjes në janar të ish-krahut të saj të djathtë, Brendi Briton (e cila nuk kishte forcë të përballej me procesin gjyqësor) madama kishte thënë: "Unë jam i bërë nga një brumë shumë të ndryshëm nga ajo". Nga ana tjetër, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan "Abc", Palfri kishte thënë: "Nuk do të përfundoj kurrë në burg, as edhe një minutë të vetme, pasi nuk do të kisha fare turp që, po të dilte nevoja, të tregoja detaje mbi disa prej klientëve të mi. Po qe nevoja do t‘i tërheq të gjithë në valle".
Teoria e komplotit
Sipas madamës së Uashingtonit, kompania "Pamela Martin & Associates" ofronte "shërbime të ligjshme, të klasit të lartë, me fantazi erotike". Vajzat duhet të kishin kryer studimet universitare, të ishin të rafinuara, të ngritura e me horizont të gjerë kulturor. I dërgonte nëpër dhomat e hoteleve apo nëpër shtëpitë e klientëve për lojëra "thuajse seksuale" kundrejt pagesës 250 dollarë në orë. Para dy javësh, një gjykatë e Uashingtonit e dënoi për riciklim të parave të pista e rrjet abuzimesh financiare: në thelb se për këto qëllime kishte përdorur prostituta të klasit të lartë. Pas kësaj, madama u kthye në shtëpinë e së ëmës në Florida. Qe në pritje të vendimit gjyqësor të 24 korrikut. Kësaj here dënimi luhatej mes hapësirës kohore dy dhe katër vjet. Me burgun qe njohur në fillim të viteve nëntëdhjetë, edhe atëherë e dënuar për drejtimin e një rrjeti prostitucioni. Trupi pa jetë u gjet nga e ëma në një kapanon pranë shtëpisë. Në çast nisën hamendësimet për praninë e teorive të komplotit. Policia e Floridës pohoi shpejt se Palfri kishte lënë së paku dy letra familjes, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e tyre. Pranoi gjithashtu se nuk kishte të dhëna për përdorim alkooli apo drogash nga ana e gruas. Duke iu referuar fjalëve të nënës së viktimës, policia pranon se madama nuk kishte shfaqur prirje vetëvrasëse.