E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Cosby për unifikim të repit

Bill Cosby nuk bën rep apo këndon në projektin e tij të fundit por ai bashkon njerëzit të cilët donë. Bill Cosby Presents the Cosnarati: State of Emergency, është një CD e cila fokusohet në problemet kritike të hip-hopit dhe efektit të kësaj muzike tek të rinjtë. Projekti i pavarur do të lansohet të hënën gjatë një takimi virtual të tij në New York.

I prezantuar së bashku me shoqatën Ustream, promovimi i CD-së do të shoqërohet me një transmetim të drejtpërdrejt nëpër ueb-faqet e vendit, në faqen personale të Cosby, Facebook dhe në BillCosby.com.

Programi do të prezantohet nga humoristi/aktori/edukatori/shkrimtari Cosby dhe Cosnarati Band, ndërkaq në ngjarje pritet të paraqiten edhe këngët e para të tij duke filluar nga ajo "Emergency". Këto këngë do të jenë të gatshme për tregun digjital që nga e marta; ndërkaq albumi do të del në treg me 24 nëntor.

Emergency është shoqërues i Come On People, libër ky që ka për autori Coby-in dhe Dr. Alvin F. Poussaint. Albumi është prodhuar nga kolegu i vjetër i Cosby, William "Spaceman" Patterson, përderisa Emergency, rëndit aftësitë e reperëve mysafirë dhe aktivistët për të drejtat humanitare si Jace the Great, Brother Hahz dhe Supa Nova Slom. Frustrimi, burgosja dhe respekti për femrat janë disa nga temat e këngëve.

Cosby, i cili ka bërë konceptin e këngëve, thotë se lirikat e artistëve nxitin më shumë se duhet dhunë dhe frustrim për njerëzit. Kam ardhur me idenë dhe kam kërkuar nga ata të mendojnë me thellë, por nuk synoj ti shtyjë për ta bërë këtë. Ishte një situatë kur ata mendonin të thoshin, Faleminderit, dr. Cosby. Ne domë ta bëjmë këtë.

Dr. Cosby ka ofruar njohuritë e tij por pastaj ne kemi sjell njohuritë tona të reja për interpretimin e hip-hopit. Gjenerata jonë dhe shoqëria janë në të vërtetë në një udhëkryq për mbijetesë por koha do të tregoj se ne kemi hapur një kapitull të ri të hip-hopit, ka shtuar Supa Nova Slom.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›