E Diel, 1 Nëntor 2026

Një mesazh nga gratë për një grua: Ndal gjakderdhjen (VIDEO)

Share

Gratë e ambasadorit gjerman dhe atij britanik në OKB kanë publikuar një video, duke i bërë thirrje Zonjës së Parë në Siri që të ndalojë gjakderdhjen.

Video është postuar në YouTube dhe i bëhet thirrje Asma Assad që të kërkojë nga i shoqi të ndalë shtypjen e dhunshme.

Në video shfaqen imazhet e Zonjës së Parë, e cila bën një jetë luksoze, kombinuar me pamjet e tmerrshme të vrasjeve të fëmijëve në Siri.

Ndërsa tregohen imazhet e fëmijëve të vrarë e plagosur, ata i drejtohen me emër asaj: Çarë të ka ndodhur ty Asma? Këta fëmijë mund të jenë fëmijët e tu.

Asma Assad, e lindur në Britani, shihej si imazh perëndimor në atë vend. Por koha ka treguar të kundërtën.

PS: Këtu tek ne ndonjë grua ambasadori mahnitet nga gjendja në vend dhe del bashkë me të shoqen e kryeministrit për të treguar sa mirë jetohet këtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›