Votim me zarf për Presidentin
Share
Partia Socialiste nuk e cilëson të mbyllur punën për reformën parlamentare, kur me hapjen e lojës për zgjedhjen e presidentit te ri, opozita ka propozuar një mënyrë te re votimi: atë me zarf , që sipas anëtarit të grupit të punës, Ditmir Bushati, do të shmangte kontrollin politik të votës së çdo deputeti, raporton Vizion Plus. Bushati shpjegon me tej se propozimet janë depozituar në grupin e punës, por ende nuk ka një sinjal bashkëpunimi nga mazhoranca, e cila mund të përdorë si pretekst përfundimin e afatit për reformën parlamentare. Bushati nënvizon se votimi me zarf përdoret dhe ne Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.