E Diel, 1 Nëntor 2026

Abazi: Rotacioni me 6 anëtarë, antikushtetues

Gjykata Kushtetuese

Legjislativi ka për detyrë të gjejë rrugën për të ndrequr një veprim antikushtetues siç është rotacioni me gjashtë anëtarë i Gjykatës Kushtuese. Kjo deklaratë u bë dje nga drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në Gjykatën Kushtuese, Edlira Abazi. Sipas saj, Kushtetuta parashikon se Gjykata Kushtetuese, mund të ripërtërihet, me 1/3 e anëtarëve të saj. “Ndryshimi i Gjykatës Kushtetuese, rrotacioni i saj me 6 anëtarë është jo kushtetues. është detyrë e legjislativit, të gjejë një mundësi ligjore për të rregulluar këtë rast. Për të rregulluar këtë mospërputhje kushtetuese dhe faktike, që në qoftë se do lejohet në këtë formë, do vazhdojë të jetë i tillë, në çdo kohë që do vijë”, deklaroi Abazi. Sipas saj, nëse do të kemi një ripërtëritje të gjykatës një herë në tre vjet dhe një me gjashtë, kjo thjesht nuk është normale.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›