Pranga per perdhunim te se dashures
Kavajë
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi e dashura nga Kombinati e ka denoncuar për përdhunim. Burimet policore thanë se u arrestua Baki Rrushkulli, 22 vjeç, me banim në Kavajë. Sipas të dhënave, një vajzë 15-vjeçare ka denoncuar se ai e kishte përdhunuar në banesën e tij. Ata ishin takuar në Tiranë dhe sipas dëshmisë, ai e kishte ftuar adoleshenten në shtëpinë e tij në Kavajë. Kur kanë shkuar aty, ai ka dashur të kryejë marrëdhënie seksuale, por ajo nuk ka pranuar dhe në këto kushte e ka përdhunuar.