Ataku ne zemer vdes prifti amerikan
Tiranë
Një prift amerikan është gjetur i vdekur ditën e Krishtlindjeve nga e shoqja, ndërkohë që policia tha se vdekja ka qenë natyrale. Bëhet fjalë për një 56-vjeçar, i cili prej vitesh jeton në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën “Mihal Grameno” dhe menjëherë atje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr. 1. E shoqja ka gjetur të vdekur priftin Paul K., i cili kishte ndërruar jetë në kolltuk, në dhomën e ndenjes të një shtëpie private. Grupi hetimor ka thirrur ekspertët, nga të cilët ka rezultuar se vdekja ka ardhur për shkak të një ataku, pasi ai vuante prej vitesh nga zemra.