E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një milion funta për dorëshkrimin e Austen

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 20:02

Një dorëshkrim i rrallë i shkrimtares britanike, Jane Austen, është shitur të enjten në një ankand në Londër për 993,259 funta, gjegjësisht për afro 1,126,000 euro.

Sipas televizionit britanik BBC, shtëpia londineze e ankandeve Sothebey’s romanin e papërfunduar ‘The Watsons” fillimisht e kishte vlerësuar në 200,000 deri në 300,000 funta.

Besohet se ky roman, që flet për një femër të re që kthehet tek babai i saj pasi që ishte rritur nga tezja, Austen e shkroi në vitin 1804. Sipas ekspertit të Sotheby’s, Gabriel Heaton, dorëshkrimi është veçanërisht i vlefshëm, sepse është njëri nga tre shkrimet e shkrimtares që janë ruajtur deri më sot. Secila faqe e dorëshkrimit përmban shënime, ndryshime dhe pjesë të përmirësuara të tekstit.

Austen ka shkruar gjithsejtë gjashtë romane. Më të njohurit janë “Mendja e Ndjenjat” dhe “Krenaria dhe Paragjykimet”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›