E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë e Kastriot Nurës

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 20:03

Punime me motive nga e kaluara të punuara në formë, si dhe disa të gërshetuara me ekspresionizëm, të piktorit nga Gjakova, Kastriot Nura, do të ekspozohen të premten (sot), në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.

Nura në punimet e tij ka kujdes në trajtimin surrealist të motivit universal, nëpër mjedise të frymës kombëtare të vendit. Mbi të gjitha, koloriti rrëfimtar rrezaton veçantë. ‘Mullinjtë’ janë punuar me sens artistik që demaskojnë simbolikën e bluarjes në vete, dhe perceptimin e kalueshëm të kohës.

Madje aty, në vend të kokave të njerëzve, piktori në planë të parë paraqet mullirin, i cili pamëshirshëm bluan mendimet dhe i arsyeton ato.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›