E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dokufest” kthen Piramidën në kinema të hapur

Mbrëmjen e së premtes, duke instaluar një kinema të hapur tek Piramida, organizatorët e “Dokufest” do të prezantojnë disa filma në mënyrë që të tërheqin publikun kryeqytetas të shkojë në Prizren në datat 23-31 korrik, kur do të zhvillohet festivali.

Drejtuesja e marrëdhënieve me publikun dhe mediat e “Dokufestit”, Nita Deda, në një prononcim për mediat është shprehur se duke sjellë disa filma në Tiranë do të prezantohet një pjesë nga festivali i këtij viti, si dhe do të njihet publiku me programin e tij.

“Zakonisht kemi pasur edhe më herët publik nga Tirana, mirëpo këtë vit shpresojmë edhe për një publik më të madh sesa viteve të tjera”, tha Deda.

Filmat që do të shfaqen në Tiranë janë nga disa vende të botës, si Bosnjë-Hercegovina, Zvicra, SHBA-ja, Polonia, Franca etj, realizime të viteve 2002-2010.

Pjesë e programit do të jetë filmi i shkurtër “10 Minuta”, me regji të Ahmed Imamoviç nga Bosnja, gjithashtu “Yuri Lenon Landing on Aplha” nga Entoni Vouardoux nga Zvicra, “Something Left, Something Taken”, me regji të Maks Porter nga SHBA etj.

“Dokufest” zhvillohet çdo vit në verë në Prizren, duke tërhequr kështu një numër të madh artistësh të huaj, ndërkohë që në vitin 2010 ai u përzgjodh si një nga 25 festivalet më të mirë ndërkombëtarë të filmit dokumentar.
/Start/

                                                                                             2011-07-14 15:00
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›