Një mision i lënë përgjysmë
"Në politikë, në dëshiron që diçka të thuhet, kërkoja një burri! Nëse dëshiron që ajo gjë të bëhet, kërkoja një gruaje!" Edhe pse tingëllon feministe, kjo thënie nuk është aspak e tillë, veçanërisht po të kihet parasysh se është artikuluar nga ish-gruaja e hekurt e politikës britanike, Margaret Theçër, e cila në një terren maskilist ia doli mbanë të arrinte postin e Kryeministres, e me një performancë të shkëlqyer.
Vetë kontakti që kanë me realitetin e përditshëm, si në familje ashtu edhe aty ku punojnë, i pjekur me eksperiencën personale si bijë, bashkëshorte e nënë, u ka dhënë grave një aftësi të veçantë për të analizuar shoqërinë, për t‘i kuptuar problemet e për t‘i zgjidhur në shumicën e rasteve me sukses. E prandaj thënia e ish-kryeministres britanike i përmbledh këto cilësi si një dëshmi se gratë kanë një sens të fortë përgjegjësie qytetare.
Dhe sot, në ditën e tyre, kur triumfojnë lulet, kur lokalet hapen vetëm për to, e kur dita me ritmin e festës e gëzimit tipik femëror, duket sikur është thjesht një çështje konsumi, shumë pak e dinë origjinën e kësaj dite që të bën të mendosh përtej saj. Në mars të vitit 1908 në Nju Jork, punëtoret e sektorit tekstil nisën një protestë të fortë sindikale që zgjati disa ditë, por me një bilanc të trishtë: 129 punëtore humbën jetën në fabrikë për shkak të një zjarri… Gjatë viteve, emancipimi femëror ka bërë shumë hapa para, por ndoshta ato nuk janë të mjaftueshme. Vërtet është arritur e drejta e votës, zgjedhja e karrierës tashmë është krejt e natyrshme dhe flitet e veprohet për të arritur barazinë gjinore në vendimmarrje. Por pavarësisht shembujve të suksesshëm që na ofrojnë shumë vende të botës, gratë nuk kanë arritur të bëhen pjesë e qenësishme e përfaqësimit institucional politik. Dhe ky është një fenomen transversal që prek të gjitha vendet e botës pa dallim. Edhe në vetë vendet e BE-së, përfshirja politike e grave është e ulët, me përjashtim të vendeve skandinave, ku falë ndërhyrjeve konkrete gratë janë shumë më të pranishme në postet zyrtare politike.
Kriza e institucioneve politike në mbarë Evropën ka nxjerrë si konkluzion se sistemet aktuale të përfaqësimit nuk i kënaqin kërkesat e qytetarëve. Abstenimi i dukshëm në proceset zgjedhore, ftohja e elektoratit, rënia e interesit për debatin politik, janë simptomat më evidente të kësaj krize që nuk janë aspak të huaja edhe për Shqipërinë dhe për të cilat ende nuk është gjetur zgjidhja e duhur.
Vende të Bashkimit Evropian si Spanja, Italia apo Franca dëshmuan së fundmi se e kanë kuptuar rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje, për të pasur institucione të cilat perceptohen në mënyrë më të natyrshme nga qytetarët. Presidenti Sarkozi dhe Kryeministri Berluskoni janë tejkaluar në përfaqësimin e tyre gjinor në qeverisje nga Kryeministri Zapatero, i cili 16 portofolat e qeverisë së tij i ka ndarë në mënyrë absolutisht të barabartë mes grave dhe burrave, ndërsa që në vitin 1997 në partinë e tij PSOE është fiksuar kuota 50 për qind e përfaqësimit të grave.
Shembujt nuk mungojnë edhe më larg dhe janë akoma më të hershme. Në vitin 1970 në Norvegji partitë vendosën sistemin e kuotave për gratë dhe sot të gjitha partitë politike në këtë vend e përdorin rregullisht sistemin e kuotave në zgjedhje dhe në formimin e organeve qeverisëse të çdo niveli, jo të imponuar ligjërisht, sepse nuk e kanë aspak të sanksionuar në ligj, por të vetimponuar vullnetarisht. Ndërsa pas një amendamenti ligjor, që nga viti 1986 asnjë qeveri norvegjeze nuk është formuar me më pak se 40 për qind gra.
Në Shqipëri jemi në kohën e duhur për zbatuar të në praktikë barazinë gjinore edhe në politikë. Tre muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, listat e partive politike kanë nisur të ravijëzohen e madje të debatohen edhe emra. Futja me ligj e 30 për qind të grave në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme është një arritje. Sistemi proporcional rajonal me listë të mbyllur i fiksuar për t‘u përdorur më 28 qershor sipas Kodit të ri Zgjedhor, mundëson vendosjen e rregullave për një përfaqësim të duhur të femrave në Parlament, duke i detyruar partitë të alternojnë emrat në listat e kandidaturave, një ide kjo jo shqiptare. Por ligjërimi në kodin tonë është vetëm 3 emrat e parë të listës. Ndërsa renditja për pjesën tjetër të 30 përqindëshit, mbetet në vullnetin e kryetarëve të partive…
Arsyet e mungesës së grave në institucionet përfaqësuese të politikës janë të ndryshme dhe lidhen si me krizën e përfaqësimit, ashtu edhe me faktorët social-kulturorë. Është koha për sensibilizim të opinionit publik mbi këtë çështje, të modifikimit të kulturës politike, e cila sot e kësaj dite e konsideron burrin si protagonist legjitim të administrimit të shtetit. Është koha kur 30 përqindëshi i arritur "de jure", të realizohet edhe "de fakto". Kur flitet për një përfaqësim të ulët politik të grave në Shqipëri, natyrisht që referenca e parë është parlamenti, si organi që përfaqëson 51 për qind të elektoratit vetëm me 7 për qind të përbërjes së tij. Por kjo statistikë e zymtë nuk përjashton rezultatet e përfaqësimit të suksesshëm të grave në institucione të tjera. Dy vitet e fundit ato i kemi parë të zgjidhen në institucione të rëndësishme përfaqësuese. Është për t‘u përshëndetur, por edhe ndjekur nga të tjerë shembulli i Presidentit të Republikës, që përzgjodhi një grua në krye të organit qendror të akuzës, një risi absolute për këtë institucion në Shqipëri; që përzgjodhi një tjetër grua në krye të Gjykatës së Lartë e akoma më tej, duke e çuar në gjashtë numrin e anëtareve gra në këtë institucion që ka 16 anëtarë.
Është koha që kjo praktikë e nisur mjaft mirë të vazhdojë, dhe të parat në lobim duhet të jenë vetë gratë, e sidomos ato që e kanë arritur këtë përfaqësim e kjo, jo thjesht për solidaritet femëror, por për të sjellë natyrshëm në vendimmarrje gjysmën tjetër të shoqërisë. Barazia për të cilën flitet rëndom mbetet një fenomen abstrakt. Kjo pasi gratë janë prezente, si të përfaqësuara në komb, gjysma e tij, por njëkohësisht janë edhe të munguara, si përfaqësuese të popullit, që në fakt përbëhet nga dy gjini e jo vetëm nga një. Është koha që gratë të jenë pjesëmarrëse në shërbimin publik, në administrimin e shtetit dhe vetëm atëherë njerëzimi do përfaqësohet me të dy përbërësit e vet. Është koha që të fillojë të koincidojnë përfaqësimi i realitetit dhe realiteti i përfaqësimit.
Edhe për këto arsye, rritja e numrit të grave në vendimmarrje nuk mund dhe nuk duhet konsideruar si një detyrim ndërkombëtar. Por edhe arsyetimi se vendosja e kuotave gjinore është diskriminim ndaj grave e se barazia nënkupton edhe garë, tingëllon dukshëm si një droje ndaj zvogëlimit të domenit të burrave në vendimmarrje. Sakaq, të gjitha eksperiencat botërore dëshmojnë se thjesht pranimi i grave politikane nuk mjafton që gratë të hyjnë numerikisht në botën politike, por duhen marrë masa provizore për të rritur praninë e tyre. Eksperienca tregon se përqindja e grave në institucionet politike nuk rritet derisa nuk merren masa konkrete "ad hoc" si fushata speciale apo kuota gjinore.
Kështu është vepruar edhe në Austri, Holandë, Portugali, Angli, Zvicër, madje edhe në Afrikën e Jugut, ku në zgjedhjet e para demokratike më 1994, gratë arritën menjëherë 36 për qind, falë kuotave gjinore, si dhe të njëjtit sistem zgjedhor që do të përdorë Shqipëria më 28 qershor.
Në 10 vitet e fundit në botë, pjesëmarrja politike e grave është rritur mesatarisht me 10 për qind. Merita u takon qeverive dhe partive që kanë futur sistemin e kuotave. Le ta bëjmë edhe në Shqipëri. Shteti më i ri në botë, Kosova na e mësoi këtë gjë, jo shumë kohë më parë!