Pango dhe pangoizmi si fenomen zyrtar
Ylli Pango është duke luajtur skenën e fundit, të asaj që ai vetë e cilësoi si telenovelën e tij. Në fakt, bëmat, apo dashuriçkat, e zotit Pango nuk do të duhej të na interesonin ne të tjerëve, por derisa ato lidhen me karrigen e një ministri, atëherë kjo telenovelë duhet të shfaqet në publik. Për ata që e njohin pedagogun e psikologjisë, ato që u shfaqën në ekranin e ‘Top Channel‘ nuk janë asgjë e re dhe e papritur, pasi Pango ka bërë shumë më shumë se kaq. Një përpjekje e tij në TV ‘Klan‘, të enjten në mbrëmje, për t‘u shfajësuar, nuk bëri asgjë tjetër veçse e thelloi skandalin edhe më tej, duke e shpënë edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ai disa vite më parë e kishte "ndihmuar" vajzën për ta futur në shkollë. Studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti e dinë shumë mirë se çfarë duhet të paguash te Pango për t‘u futur në shkollë apo për të marrë provimet. Duke e lënë mënjanë faktin se edhe pse ka një konkurs për t‘u futur në shkollë, është dekani Pango ai që vendos do të hysh apo jo, edhe pse ka një konkurs për t‘u futur në punë, sërish është ministri Pango ai që vendos, do të donim ta trajtonim pangoizmin si fenomen në Shqipëri. Themi pangoinzmin, pasi Pango nuk është i vetmi që e bën këtë punë. Absolutisht, në çdo institucion, femrat të paktën vihen përballë presionit për t‘iu nënshtruar epsheve mashkullore të shefave. Në shumë institucione ka femra që i kanë marrë vendet e punës, duke futur në CV edhe paraqitjen e tyre të jashtme, edhe gatishmërinë për të qenë e disponueshme seksualisht, apo siç thoshte Pango, e guximshme për të çarë në jetë. Pango e pagoi dhe do ta paguajë këtë kusur, pasi ai me sa duket e mbushi kupën dhe po paguan hakën edhe të ndonjë studenteje krejt të pafajshme moralisht, që ka qenë e detyruar t‘i nënshtrohet atij për të marrë diplomën.
Ndërsa të gjithë ishin përfshirë në diskutimet rreth skandalit Pango, një kolegia jonë tregoi për një shoqen e saj që ishte në kërkim të një pune, pasi ishte diplomuar për Ekonomi vitin që shkoi. Ndërsa ndiqte njoftimet e gazetave, bie në kontaktet me kërkesën e një kompanie private që kërkonte asistente. Me CV-në në dorë ajo paraqitet, pasi kishte kontaktuar më parë në telefon dhe pronari i kompanisë, që e kishte marrë në pyetje, më shumë se për kurset e kualifikimit dhe gjuhët e huaja, kishte qenë i interesuar nëse vajza kishte apo jo pasaportë, si dhe kishte apo jo pengesa për të udhëtuar jashtë vendit me shefin. Njoftimet për vende pune shpesh shoqërohen edhe me kushtin që kandidatja (çuditërisht kur flitet për sekretare e asistente kërkohen gjithmonë femra) të jetë e pashme, e lirë, pa angazhime dhe e gatshme të udhëtojë jashtë vendit. Me kësi njoftimesh, këta horra nuk kërkojnë të punësojnë nëpunëse në sipërmarrjet e tyre, por dashnore me pagesë.
Pangoizmi si fenomen është i përhapur kudo, në institucione shtetërore, në sipërmarrje private, në universitete, në shkolla e autoshkolla e madje edhe në byrektoret ku vihen njoftime "Kërkohet shitëse në moshë të re". Përtej abuzimit seksual, që është kriminal, ai është i dëmshëm edhe në shumë drejtime të tjera. Së pari, ai është i dënueshëm si shkelje e të drejtave të njeriut, është tregues flagrant i dhunës mbi femrën, të cilës i kërkohet të shesë trupin për të përfituar vendin e punës, apo për të marrë provimin. Kujtojmë se pak vite më parë, një pedagog në Universitetin Elbasanit u rrah publikisht në auditor nga vëllai i një studenteje, vetëm e vetëm se i bënte presion asaj për të pasur raporte intime në këmbim të notës kaluese. Por, Pangoizmi është i dëmshëm edhe për faktin se, falë tij, administrata mbushet jo me nëpunëse të afta e të zonja, por me femra seksi e të paafta. Ashtu siç ka vajza që mbeten jashtë institucioneve, sepse nuk pranojnë t‘u dorëzohen si pre shefave të tyre, ka plot të tjera që nuk e kanë për gjë, që paaftësinë ta kompensojnë me prostituimin modern, në përfitim të vendit të punës apo favoreve të tjera.
Ja pse skandali "Pango" nuk duhet trajtuar thjesht si skandali i Ylli Pangos. Ish-ministri i Kulturës është thjesht përfaqësuesi tipik i kësaj ushtrie maskarenjsh. Duhet të kuptohemi, secili është i lirë të bëjë ç‘të dojë me jetën e tij, qoftë burrë apo grua. Zoti Pango apo kushdo tjetër, zyrtar, biznesmen, artist a çfarëdo qoftë, mund të ketë një harem me femra dhe femrat mund të kenë një harem me meshkuj dhe askush nuk ka pse t‘i paragjykojë. Por kur këto raporte kushtëzohen me të drejtën e punësimit apo një shërbimi çfarëdo, atëherë skandali i Pangos nuk duhet të trajtohet më si një gallatë, me të cilën fshati ynë i madh do të gajaset së qeshuri derisa të dalë skandali tjetër. Të enjten në Kuvend, Jozefina Topalli, më shumë se si Kryetare apo politikane, reagimi plot mllef si grua dhe si nënë, që u trembet këtyre maskarenjve për fatin e vajzës së saj. Ndaj ky rast duhet të shndërrohet në flamur të lëvizjeve ligjore për të denoncuar funksionarët tutorë, kudo që janë. Shteti dhe shoqëria duhet të krijojnë shtratin ligjor dhe infrastrukturën e nevojshme, duke i nxitur viktimat t‘i denoncojnë në mënyrë konspirative dhe publike këto abuzime.