Nje misionar i bluzit ne Tirane
Autori i Lajmit: red.
Bluzi, kjo shprehje muzikore e „negreve“ te Amerikes, ka fituar qyteterine ne mbare boten, e se fundmi vjen ne Tirane me interpretimin e pianistit hollandez Marcel Worms.
Muzika bluz, pati nje perhapje te gjere ne jeten muzikore sidomos ne U.S.A, e fale ngarkesave emocionale qe permban morri perhapje te madhe ne Europe e me gjere.
Kompozitori i madh Amerikan Zhorzh Gerzhvin ju referua muzikes „bluz“ duke e bere pjese te vepres muzikore.Koncerti „New Blues for piano“i iniciuar nga kompozitori A.Peçi „artist i merituar“, me pjesmarrjen e pianistit te shquar hollandez Marcel Worms dhe me mbeshtjetjen e ambasades hollandeze dhe MTKRS ishte nje nga prurjet me te vecanta ne skenen tone muzikore.Eshte hera e pare qe ne Tirane jepet nje koncert me profil paksa ndryshe.Duke qene nje interpret i specializuar per „bluzin“ pianisti M.Worms me programin qe prezantoi meriton plotesisht te qenit „misionar i bluzit“.Krahas interpret i muzikes pianistike bashkekohore ai eshte dhe performuesi i programit „influenca te jazz-it ne muziken per piano te shek.xx-t“ ne skenat Hollandeze.Qe nga viti 1992 e ne vazhdim e sidomos pas vitit 1996, M.Worms punon ne nje projekt blues, ku jane perfshire rreth 160 kompozitore Hollandeze e te huaj nga 50 vende te botes.Pervec se ne Hollande M.Worms e ka performuar kete program ne: Rusi, Kine, USA, Indonezi, Afrike, Amerike Latine, Europe, Lindje te mesme e te larget, etj.
Terheqja e shume kompozitoreve bashkekohore nga vende me kultura te ndryshme ne krijimtarine pianistike ne stilin Blues i ka dhene nje perhapje te jashtezakonshme kesaj menyre te te shprehurit muzikor duke e bere kete stil pjese te rendesishme ne jeten muzikore mbareboterore.Keshtu M.Worms eshte bere misionari me ne ze i perhapjes e propagandimit te „Blues“ ne mbare boten.Koncerti me i fundit i M.Worms u dha ne skenen e Akademise se Arteve ne Tirane dhe terhoqi vemendjen e shume dashamiresve e specialisteve te muzikes sone.Te 17 veprat qe benin pjese ne programin „New Blues for piano“ jane krijuar nga kompozitore te ndryshem per tu interpretuar nga M.Worms.Nder keto spikati krijimi per here te pare ne stilin „Blues“ i kompozitorit Aleksander Peçi „artist i merituar“.Pjese e rendesishme e ketij koncerti ishte eksperienca boterore se si nga nje kenge e thjeshte tradicionale(popullore), mund te arrihet e te ndertohet nje veper muzikore me dimensione te plota si ne pikepamje te formes ashtu edhe te brendise, duke transplantuar tekonikat me te perparuara te lojes pianistike.Te 17 pjeset e koncertit „New Blues for piano“ dalloheshin lehtazi nga njera-tjetra, sidomos nga koloriti kombetar krahas gjuhes e dimensioneve te tyre.Keshtu, ndersa kompozitori Australian I.Munro ne pjesen „Dismal Blues“ percjell nje krijim ne stilin klasik te Blues, H.Small(USA)ne krijimin „Scraps“perdor nje gjuhe te avancuar muzikore me kontraste e levizje befasuese.Krijimi i kompozitorit Hollandez G.Schoonbeek(Wad in blaaues)paraqiste nje avanguardizem ekstrem i mbeshtetur nga nje gjuhe teper e perparuar, plot alterime, paqendrueshmeri tonale e levizje meloritmike kontrastuese.Ajo cka krijoi situata mbreselenese ne koncertin e M.Worms ishte prezantimi e interpretimi prej tij ne piano i shume krijimeve me indentitet te qarte kombetar.Keshtu kompozitori E.Demirel(Turqi), M.Kokazhayev(Armeni), M.Kammoun(Tunizi), R.Abdel.Gawd(Egjipt), A.El-Masri(Liban) e K.Orzco(Kube), ne krijimet e tyre ndjehej qarte mebshtetja ne muziken tradicionale te vendeve te tyre perkatese.Ne kete sens vlen te permendet dhe krijimi i kompozitorit tone A.Peçi „Albanian Concertant Blues“.Krijimi i pare shqiptar qe shkruhet ne stilin „blues“ per piano.Peçi eshte nje krijues i cili i paraprin zhvillimeve te reja muzikore ne Shqiperi.Ai vazhdimisht kerkon, eksperimenton e realizon shume vepra muzikore qe per nga gjuha e koherenca qendrojne krahas shume krijimeve te muzikes bashkekohore.Krijimi i tij i fundit ne stilin „blues“, i cili ishte pjese e programit „New Blues for piano“, te pianistit Hollandez Marcel Worms eshte nje eksperience domethenese edhe per kompozitoret e tjere shqiptare, per te dale paksa nga krijimet me forme e fryme tradicionale.Ajo cka i jep vlere kesaj vepre eshte se ajo si edhe shume krijime te tjera te koncertit kishte nje identitet te qarte qe pasohej nga nje teknike pianistike teper e perparur.Krahas autoreve qe cituam me lart ne programin e koncertit spikati pjesmarrja e shume veprave pianistike ne stilin „ blues“ te krijuara nga kompozitore holandez si: G.Schoonbeek, H.Debruin, S.Maessen, J.Roukens, gje e cila vlereson se Holanda eshte bere vendi ku shkruhet me teper ne stilin „blues“ e ku ky art ka perhapje e mikpritje te madhe.Eshte pikerisht pianiti Marcel Worms e mjeshteria e tij interpretative qe ka terhequr kaq shume krijues ne stilin „blues“per piano i cili udheheq prej vitesh rrugen e perhapjes se „New Blues for piano“ ne mbare boten e se fundmi dhe ne vendin tone, duke na dhene vec kenaqesise dhe nje eksperience te re e te vlefshme per muziken bashkekohore Shqiptare.Ne aktivitetet e shoqatave muzikore shqiptare te pas viteve´90 si: „Vjeshta e Tiranes“, „Muzika e Re Shqiptare“ etj, kemi me dhjetera shembuj krijimesh qe per nga stili, gjuha e teknikat kane suportuar zhvillime te muzikes bashkekohore boterore, por shembulli i aktivitetit koncertor „New Blues for piano“ i pianisit holandez M.Worms ne bashkepunim me kompozitorin Aleksander Peçi, mund te jete nje ndihmese per te zgjeruar edhe me tej gamen e krijimtarise muzikore ne Shqiperi.
Pianisti M.Worms si misionari i pare i „New Blues for piano“ ne Tirane pati ne mirepritje te ngrohte e vleresuese si nga publiku dhe nga mjedisi muzikor shqiptar.Koncerti i tij merr vlera te vecanta per jeten tone artistike, pasi ai i hap rruge eksperimentimit e kultivimit te ketij stili dhe ne vendin tone.
*Artist i Merituar“, Dirigjent-Muzikolog
Ky lajm është publikuar: 03/06/2009