E Diel, 1 Nëntor 2026

PD vijon sulmin ndaj Ramës

Funksionarët e Partisë Demokratike vijuan edhe dje akuzat ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Deputetja Albana Vokshi deklaroi sot se "i tërë opinioni shqiptar është shokuar nga faktet monstruoze të botuara nga shumë media shqiptare për dhunën dhe presionin që ka ushtruar e vazhdon të ushtrojë kryetari i opozitës, i cili ka keqpërdorur, keqtrajtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike, morale e psikologjike në familje". Aldo Bumçi deklaroi sot se "vetëm një orë pasi Kryeministri i vendit paraqiti aferat më të mëdha korruptive të kryera ndonjëherë, afera që kapin shumën rreth 750 milionë euro sipërfaqe ndërtimi mbi troje publike dhe grabitje të trojeve private nga klani mafioz i ndërtimit në Tiranë, Edi Rama doli para qytetarëve shqiptarë ashtu siç ka dalë në plazhet publike të botës dhe ju tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka të bëjë me lejet e ndërtimit". Të njëjtin qëndrim mbajti dje edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli. Kjo e fundit e njohu publikun me pjesën e dytë të procesverbalit të gjykatës, kur Edi Rama kreu divorcin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›