Nje moment krenarie E Merkure 13 Tetor 2010 2055 OPINION Ne sot kemi shansin qe te jemi pak dite pasi Parlamenti Evropian miratoi me nje ze te forte hapjen e te gjitha

Ne sot kemi shansin qe te jemi pak dite pasi Parlamenti Evropian miratoi me nje ze te forte hapjen e te gjitha atyre procedurave qe qytetaret shqiptare te levizin te lire ne Evrope aty ku kemi lindur dhe aty ku deshirojme te jemi pjese zyrtare e kesaj familjeje te madhe e te vjeter sikurse eshte familja evropiane. Kjo eshte nje arsye me shume qe shkolla Flatrat e Dijes te jete nje moment krenarie nje moment per ta vleresuar per ta inkurajuar per te inkurajuar edhe pedagoget dhe mesuesit qe jane pjese e ketij bashkepunimi por edhe biznesin i cili natyrisht qe ka te gjithe lirine e vet sot per te ushtruar te drejten e investimit ne kete fushe
Lexoni dhe lajmin mbi aktivitetinNga Prof. Dr. Bamir Topi
President i Republikes
Te dashur nxenes
Te dashur mesues
I nderuar zoti Gega
E nderuara zonja Drejtore
Te nderuara autoritete lokale te Fierit
Me lejoni te shpreh ne radhe te pare nje mirenjohje per ju qe me dhate
mundesine qe vij ne Fier dhe te perjetoj caste shume emocionuese. astet
emocionuese natyrisht kane shume arsye. Se pari sepse vij ne nje qytet i cili
ka nje tradite te lashte dhe nje tradite te re. Ne nje qytet i cili rritet dhe
zhvillohet ne menyre shume dinamike. Ne nje qytet ku arsimi edukimi dija jane
te pranueshme dhe besoj qe eshte elementi me substancial qe garanton te tashmen
dhe sidomos te ardhmen. Per kete ju pergezoj dhe ju falenderoj me cilesine e
Presidentit te Republikes por edhe si pedagog si nje njeri qe ka ardhur nga
rrethet akademike dhe si qytetar. Ju falenderoj
Te dashur nxenes
Duke e vizituar kete shkolle pikerisht ne dhjetevjetorin e themelimit te saj duke
pare kete super teknologji e cila inaugurohet promovohet per here te pare ne
eksperiencen shqiptare nje nga ato pak eksperienca qe e shikojme edhe ne
rajonin tone nje nga ato eksperienca te reja qe e shikojme dhe ne kontinentin
tone tregojne qe Shqiperia sidomos ju nxenes brezi i ri jeni jo vetem me fat
qe keni lindur ne kete periudhe por jeni me fat sepse tek ju po investohet
fuqishem ne radhe te pare nga prinderit tuaj por edhe nga institucionet nga
shoqeria dhe nga biznesi. Ky eshte nje rast elokuent nje rast i arte per ta
demonstruar se sa bukur bashkepunojne institucionet biznesi shoqeria dhe
familja. Dhe ky eshte nje element qe duhet te promovohet ne te gjitha shkollat
e Shqiperise per te demonstruar qe edukimi eshte elementi bazal qe duhet te
garantoje te ardhmen e shoqerise shqiptare.
Ne sot kemi shansin qe te jemi pak dite pas nje momenti shume te rendesishem
per shoqerine tone pak dite pasi Parlamenti Evropian miratoi me nje ze te
forte hapjen e te gjitha atyre procedurave te cilat tashme jane ne finalen e
vet qe qytetaret shqiptare te levizin te lire ne Evrope aty ku kemi lindur
dhe aty ku deshirojme te jemi pjese zyrtare e kesaj familjeje te madhe e te
vjeter sikurse eshte familja evropiane. Askush me shume se sa ju te dashur
femije do te gezoje frytet e kesaj hapjeje e kesaj hapjeje mjaft te deshiruar
per prinderit tuaj per mesuesit tuaj te cilet ne kushtet e nje izolimi
sikurse kemi qene ne kane pasur te gjithe vullnetin per tu arsimuar dhe per
te transmetuar sot tek ju jo thjesht nepermjet ninullave tradicionale por edhe
nepermjet ninullave shume tradicionale qe i kane zili edhe shkollat evropiane
ne standardet e te cilave ne duam te shkojme e tu afrohemi ne te gjitha
cilesite e tyre.
Kjo eshte nje arsye me shume qe shkolla Flatrat e Dijes te jete nje moment
krenarie nje moment per ta vleresuar per ta inkurajuar per te inkurajuar
edhe pedagoget dhe mesuesit qe jane pjese e ketij bashkepunimi por edhe
biznesin i cili natyrisht qe ka te gjithe lirine e vet sot per te ushtruar te
drejten e investimit ne kete fushe. Por ne menyre absolute nuk duhet te
harrojme qe investimi me i rendesishem me fisnik ndoshta me me pak te
ardhura eshte investimi ne fushen e dijes. Sepse nje investim i forte sot ne
fushen e dijes do te thote nje riciklim shume pozitiv i te ardhurave ne te
ardhmen por ne radhe te pare i kualiteteve te intelektualeve qe natyrisht
Fieri i ka me shumice por ne deshirojme qe ti kete me me shumice ne te
ardhmen.
Aplikimi per here te pare i tabelave interaktive apo ndervepruese multimediale
eshte nje teknologji per te cilen edhe ata qe kane pasur eksperienca
pedagogjike ndoshta nuk kane informacionin e duhur. Kjo do te thote qe koha
sot ka ofruar shume mundesi per ju te dashur femije qe te mesoni ne menyre me
te kualifikuar ne menyre me argetuese jo bezdisese. Ju nuk jeni me te
influencuar nga kualitetet e ndryshme te pedagogeve sepse keto shkolla te
cilat jane mbi bazen e nje metodologjie te kualifikuar te politikave arsimore
ne Shqiperi vijne permes nje teknologjie e cila do te ishte patjeter ne
sherbim e dijeve tuaja te se ardhmes tuaj. Fakti qe nga kjo shkolle mbi bazen
e te gjithe informacioneve qe kam kane dale nxenes te cilet jane shume
kompetitive ne shkolla private apo publike qofte ne universitete shqiptare
por edhe ato te huaja tregojne qe kjo shkolle mbi te gjitha ka vendosur me
shume seriozitet kualitetin mbi sasine. Por aty ku kualiteti esthe i larte
edhe sasia vjen e rritet interesi vjen e rritet dhe ky eshte fryt patjeter jo
vetem i investimeve qe ka bere zoti Gega por edhe i nje bashkeveprimi shume te
rendesishem te biznesit pikerisht me pedagogjine me mesuesit me
institucionet lokale dhe me te gjitha ato institucione te cilat jane shume te
interesuara qe arsimi te jete baza e ketij dimensioni te ri qe do te jete
Shqiperia e neserme.
Une pa dashur qe te zgjatem deshiroj qe tju uroj juve ne radhe te pare qe
jeni perfituesit e drejtperdrejte familjet tuaja por ne menyre publike
deshiroj te falenderoj dhe te inkurajoj zotin Gega stafin pedagogjik te
gjitha autoritetet lokale dhe besoj me kete urim ne deshirojme qe ky lloj
investim te mos jete i vetmi por te perkrahet edhe nga qytetet e tjera te
Shqiperise per ta bere teknologjine elementin me atraktiv te femijeve qe do
te jene neser qytetare te denje te Evropes se bashkuar.
Fjala e mbajtur sot te shkolla Flatrat e Dijes Fier
Lexoni lajmin mbi aktivitetin