Te gjithe bejne si amerikane

Ne fund del se asgje qe behet nuk eshte per shqiptaret as per Shqiperine po per te huajt qe zakonisht jane te shqetesuar per ne me shume sesa ne per veten
Nga Ylli Manjani
Nje cope leter publike qe doli nga zyrat e
Ambasades Amerikane ne Tirane ku behej thirrje per miratimin e ligjit per
Gjykaten Administrative angazhoi shume personazhe dhe grupime politike
shqiptare ne nje seri deklaratash publike. Te gjithe deklaruesit u shfaqen te
shqetesuar per shqetesimin e amerikaneve dhe ne emer te tyre amerikaneve
akuzuan njeri-tjetrin per te gjitha te palarat qe bejne si shqiptare.
Fillimisht foli Gramoz Ruci i ngarkuar nga Partia Socialiste tash ne pleqeri
te mbuloje marredheniet me amerikanet. Gjuha qe perdori dukej si e perkthyer
nga anglishtja krejt e pazakonte per Rucin. Ne pergjigje te tij duke ruajtur
protokollin e replikes foli Patozi i Partise Demokratike me po te njejten
shqipe te perkthyer. Nderkohe gazetat u ndane sipas perkatesise ku nje pjese
e cituan deklaraten e ambasades si kercenim per PSne dhe pjesa tjeter si
kambane per PDne.
Ne vijim u perforcua ideja publike se PSja e ka pisk punen me amerikanet dhe
se keta te fundit do na marrkan hak kunder kesaj partie. Se si do shprehet
hakmarrja askush nuk e di por na qenka e sigurt se nje gjeme e madhe pritet
ti ndodhe kesaj partie qe nuk voton Ligjin per Gjykaten Administrative
shqiptare me urdher te Ambasades Amerikane. Me kete rast Qeveria nxiton ta
perforcoje kete teze te palogjikshme sigurisht me synim te fshije nga memoria
e njerezve ne Shqiperi perplasjet qe pati vete me Ambasaden Amerikane gjate tri
viteve te fundit. Lloj-lloj teorish e deklaratash shpiken e sajohen por te
gjitha dalin nen shqetesimin e Ambasades Amerikane per punet qe nuk ecin ne
Shqiperi. Ky eshte kulmi i budallallekut.
shte me vend te kujtojme te gjithe teoricienet qe bejne si amerikane se Sali
Berishes qe i kundershtoi amerikanet sa here i desh qejfi ne keto 20 vjet nuk
i hyri gjemb ne kembe. Pa i hyre fare te shkuares vetem dy a tre muaj me pare
Ambasada Amerikane reagoi per ligjin e SHISH dhe Qeveria se pyeti fare. U desh
ardhja e Sekretarit te Pergjithshem te NATOs thone me nje kercenim goxha te
madh qe ndalonte ajo nisme me thene te drejten aspak ne kundershtim me
parimet e NATOs. Ne kishte ndonje gje per te bere Amerika ishte largimi i
Berishes nga pushteti ne Shqiperi por nuk e beri sepse nuk e ben dot ata se
hoqen dot Enverin. E kur nuk u heqka Qeveria nuk besoj se amerikanet do heqin
opoziten.
Por le ti leme per nje moment ata qe bejne si amerikane ne politiken tone. Ne
menyre te perseritur dhe me ton patetik beri goxha thirrje edhe Nenkryetari i
Keshillit te Larte te Drejtesise i cili konstatoi se shqetesimi i vete
amerikaneve ishte real. Madje Nenkryetari i drejtesise sone nuk ngurroi te
thoshte se gjykatat qe ai qeveris nuk funksionojne dhe se per kete ua paska
fajin politika vecanerisht opozita. Natyrisht nuk e perjashtoj aspak fajin e
politikes madje edhe te vete opozites por nuk mund te pranoj qe drejtuesi i
nje institucioni pergjegjes te shpalle kapitullimin e institucionit te tij per
shkak se nuk eshte ne gjendje ta drejtoje ashtu sic duhet. Se me thene te
drejten ligji shqiptar i derisotem nuk e ka lene vendin pa gjykata
administrative. Seksionet administrative duhet te funksionojne ne cdo gjykate
te shkalles se pare e madje deri ne Gjykaten e Larte. Sipas logjikes me te
thjeshte te mundshme nese keto seksione nuk funksionojne sic thote
Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise dikush duhet te mbaje
pergjegjesi. Po sipas te njejtes logjike njeri prej pergjegjesve eshte edhe
KLDja qe drejton ne menyre te perditshme nenkryetari Kryetari ne menyre te
perditshme eshte Presidenti i Republikes.
Rendja per te bere zedhenien e ambasadave te huaja tregon ne fakt se sa
joserioz eshte shteti yne. do gje qe ky shtet ben e justifikon me faktin se
kete na e kerkon Amerika kete tjetren Europa nje gje tjeter na duhet per
vizat me ne fund na i hoqen e ndonje tjeter per NATOn. Ne fund del se asgje
qe behet nuk eshte per shqiptaret as per Shqiperine po per te huajt qe zakonisht
jane te shqetesuar per ne me shume sesa ne per veten. Edhe kur bejme ndonje
reforme apo ligj qe nuk na kerkohet gjithmone shitet si pervoje e marre nga
ndonje vend tjeter zakonisht nga Amerika ose Anglia gjithnje e me rralle nga
Europa. Kjo eshte arsyeja se perse ligjet e ketij vendi nuk arrijne te
trupezohen me realitetin dhe as te kodifikohen me njeri-tjetrin. Modelet e
ndryshme nga ku jane marre ligje te ndryshme te miratuara e bejne
substancialisht te veshtire perpjekjen kodifikuese te ligjeve koncepteve dhe
terminologjise se perdorur.
shte bere mode shfaqja publike e cdokujt qe mundet me gjeste e veprime
amerikane. Partite politike p.sh. marrin kompani nga amerikane per te mesuar se
si flitet amerikanisht me cdo shtetas tjeter joamerikan. Shume prej folesve
publike qe drejtojne institucionet publike ose jo nuk ngurrojne te bejne edhe
ekzibicion me zanoren Aaaaaaa te ekzekutuar me gojen gjysme te hapur ne
perpjekje per ti dhene me shume besim rrenes se radhes qe gatuan truri ne gjuhen
shqipe. shte qesharake shpeshhere e shpifur te degjosh gra e burra qe dalin
ne televizor per te rrejtur apo per te thene nje te vertete per te cilat
gjejne mbeshtetje tek imitacione te shemtuara gjestesh qe vijne nga
amerikanishtja moderne nuk ka lidhje me gjuhen angleze.
eshte me e keqja pas ketyre gjestikulacioneve mediatike po tentohet te
fshihet mungesa e pergjegjesise per detyrat publike te marra persiper. shte
bere ves ne praktiken administrative qe sa here deshtohet te permbushet nje
detyre ose sa here ndryshohet drejtimi i institucioneve ndryshohet ligji ose
hidhet ideja per ndryshimin e tij. Nuk do te ishte ves i kritikueshem nese
ndryshimi behet e studiuar dhe behet per te permiresuar ndonje gje. Por ne te
shumten e rasteve zyrtaret tane qe flasin si amerikane kerkojne te ndryshojne
ligjet e fushes ku kryejne detyrat sepse kjo eshte pune me e lehte per tu
bere dhe se eshte nje alibi interesante per te fshehur deshtimet personale. Kur
ky ves financohet edhe nga ndonje projekt i ndihmes se huaj qartesisht
drejtuesit e paafte te institucioneve tona kthehen ne zedhenes te ndihmes se
huaj dhe nuk dine ti vene fre arsyetimit pa logjike kunder cdo gjeje qe ka te
beje me punen e perditshme te tyren.
Nuk do te isha aspak kunder futjes ne realitetin tone politik e shteteror te
nje kulture amerikane. Nuk kemi asnje arsye te jemi kunder kultures shteterore
amerikane dhe perendimore ne teresi.
Te berit si amerikan per te justifikuar budallalleqet e jetes shqiptare eshte
nje realitet grotesk. Te pakten nje gje te mire e ka kjo gje sepse na ben te
qeshim.