E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiro Duni, regjisor dhe aktor, me teatrin e Beketit



Në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premiera e monodramës së autorit amerikan Rob Becker “Mbroni shpellarin”, nën interpretimin e Spiro Dunit dhe Genc Rushit. Regjisor i pjesës është vetë Spiro Duni, ndërkohë që monodrama “Mbroni shpellarin” është një pjese humoristike, e cila mundohet të eksplorojë dhe shpjegojë diferencën midis burrit dhe gruas dhe se si kjo qenie ndryshe na bën të keqkuptojmë njeri-tjetrin. “Mbroni shpellarin” është shfaqur për herë të parë në Amerikë në 1991 dhe atë tashmë e kanë parë mbi pesë milionë njerëz në më tepër se 20 vende të botës në 15 gjuhë të ndryshme. “Mbroni shpellarin” në Teatrin Kombëtar. Shfaqja do të vijë më datë 7, 8 dhe 9 mars, në orën 19:00 në sallën e re të Teatrit Kombëtar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›