E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyp për vdekje 6-vjeçarin, arrestohet 48-vjeçarja

03/03/2009  Po ecte shumë shpejt me makinë

FIER- Në prangat e policisë rrugore të Lushnjës ka rënë paraditen e djeshme një drejtuese mjeti 48-vjeçare nga Tirana, pasi ka aksidentuar me vdekje një fëmijë 6-vjeçar nga rrethi i Lushnjës në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme kur drejtuesja e mjetit Volsvagen K. K. 48 vjeç nga Tirana duke drejtuar mjetin e saj me targa TR 4622 L ka aksidentuar një fëmijë 6-vjeçar A. T. nga fshati Dushk i Madh i Lushnjës. Fëmija ishte këmbësor dhe po kalonte njërin kah të rrugës në fshatin Dushk i Madh në Lushnjë pranë aksit rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ndërsa është përplasur nga mjeti Volsvagen, i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Burimet policore bëjnë të ditur se djaloshi 6-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pa pasur mundësi t’i jepet ndihma e parë mjekësore. Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit, ndërsa materialet ia ka kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Gruaja është shoqëruar për një ambientet e komisariatit të Lushnjës. Në vendngjarje është kryer dhe ekspertiza e nevojshme nga ekspertët e policisë lushnjare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›