Një natë kushtuar shqiptarëve
Në kuadër të Javës së Bashkëpunimit Universitar, Shkencor dhe Teknologjik Itali-Shqipëri, do të mbahet sot një natë speciale kushtuar prezantimit të librave të Fabio Balestraçit, "Italianët dhe shqiptarët, intrigë dhe histori në Ballkan me purot kubaneze". Në takimin që do të mbahet sot në orën 17.00 në hotel "Sheraton", do të referojnë drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, shkrimtari Virgjil Muçi, botuesja Arlinda Dudaj, prof. Salvatore Parisi, drejtor i shkollës romane "Rorscach" etj.