Opera çelet me "Koncertet e Vjeshtës"
"Koncertet e Vjeshtës" do të ngrenë siparin e sezonit të ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Nesër, në skenën e TKOB do të ngjitet për të interpretuar grupi muzikor "Trio Bravo +". Ky grup i përbërë nga artistë ndërkombëtar, mes të cilëve edhe një shqiptar, do të sjellë për spektatorin tinguj dhe ritme nga kompozitorët e njohur botërorë. Grupi përbëhet nga katër muzikantë si violinisti nga Ukraina, Mark Chaet, pianisti shqiptar, Gjergj Radoja, polaku Bartek Mlejmek në kontrabas dhe së fundmi bateristja Maria Schneider. Ndërkohë, në kuadër të "Koncerteve të Vjeshtës", në datën 2 tetor pianisti shqiptar, Viktor Guraziu, do të japë një koncert recital në piano. Viktor Guraziu, një ndër pianistët e rinj shqiptarë, është diplomuar në Venecia në vitin 2007. Studimet e para në piano ai i ka marrë që në moshën 10-vjeçare dhe gjatë karrierës së tij është vlerësuar me shumë çmime në festivale ndërkombëtare si "Città di Grosseto","I giovani per i giovani", "Rovere d‘oro", etj. Të tjera koncerte të këtij lloji do të vijojnë përgjatë gjithë muajit tetor.