E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ndër prioritetet e qeverisë do të jenë edhe reformat në sektorët e ekonomisë

Reformat e vazhdueshme në sektorët e ekonomisë dhe energjetikës kanë qënë ndër prioritetet kryesore të qeverisë gjatë katët viteve të fundit. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), gjatë kësaj periudhe janë trefishuar investimet e huaja direkte në vend, Shqipëria është renditur e dyta në botë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe të 14-tin për mbrojtjen e investitorëve etj, ndërsa në treguesin e "Lirisë Ekonomike", vendi ynë renditet aktualisht si i barabartë me shumë vende të Bashkimit Evropian. Ndër reformat kryesore të ndërmarra gjatë viteve të fundit është reforma e madhe  rregullatore, e çila mundësoi regjistrimin e biznesit në 60 minuta, nga 44 ditë, me një kosto më pak se 1 euro, u eliminuan 104 leje dhe liçença dhe u ngrit Qendra Kombëtare e Liçençimit për ato që mbetën. Po ashtu, janë programuar 6 parqe industriale kombëtare dhe u lidhen tre kontratat e para, me investim 55 milionë euro dhe punësim deri në 30.000 vetë. Sipas METE, eksportet shqiptare janë rritur me një ritëm prej 25% në vit dhe për herë të parë u ngritën dy fonde shtetërore në ndihmë të eksportuesve, ndërsa janë akorduar 25 milionë euro kreditim i butë për biznesin prodhues. Po ashtu, ka përfunduar me sukses proçesi i ristrukturimit të ekonomisë nëpërmjet privatizimeve strategjike, duke privatizuar në kohë  Albtelekomin, ARMO, AMÇ dhe OSSH-në. Ndërkohë, të vlerësueshme janë edhe arritjet në sektorin e energjetikës në vend, në mbështetje të programit ekonomik të qeverisë për shtimin e burimeve të prodhimit të energjise elektrike dhe rritjen e saj. Kështu, gjatë muajve të parë të vitit 2009 sektori energjitik ka vazhduar prirjen pozitive të treguesve, sikurse edhe në vitin e kaluar. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë për politikën monetare të tremujorit të parë të vitit 2009, prodhimi vendas i energjise elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 34,1 për qind, çka ka ndikuar  në uljen e ndjeshme të importeve dhe kufizimeve. Të dhënat nga KESH bëjnë të ditur se për herë të parë është arritur një eksport i energjisë prej 88.3 GËh gjatë 2 muajve të parë të vitit 2009. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›