E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet pjesërisht një banesë e vjetër në Gjirokastër

Një banesë e vjetër gjirokastrite, në lagjen Manalat,  në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës, është djegur sot në mesditë pjesërisht, ndërkohë që autoritetet e poliçisë lokale raportojnë se asnjë person nuk është dëmtuar nga flakët e zjarrit. Burime zyrtare nga komisariati i poliçisë së Gjirokastrës pohuan se "zjarri është shfaqur rreth orës 13.00 të mesditës së sotme". “Banesa njëkatëshe ishte braktisur prej vitesh nga i zoti, i çili jeton aktualisht në Tiranë dhe falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit të zjarrëfikëses, është bërë e mundur minimizimi i dëmeve materiale”, shprehen burimet e mësipërme. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e kriminalistikës të Drejtorisë së Poliçisë së Qarkut të Gjirokastrës, të çilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. “Nga hetime paraprake ka rezultuar se zjarri mund të jetë vendosur aksidentalisht nga disa fëmijë, por nuk përjashtohet mundësia e vënies së qëllishme nga persona të tjerë”, deklarojnë burimet. Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që një banesë e vjetër gjirokastrite përfshihet nga flakët e zjarrit. Ndërkohë, në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në javën e tretë të muaj mars të këtij viti, në fshatin Lekdush, rreth 28 kilometra larg qytetit të Tepelenës, si pasojë e flakëve të zjarrit u dogj plotësisht një banesë private, si dhe humbi jetën një foshnjë 18-muajsh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›