E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës Klos – Mollas, në Elbasan

Me një fond prej 47 milion lekësh akorduar nga qeveria shqiptare, së shpejti do të nisë rikosntruksioni total i aksit  rrugor me gjatësi 5 kilometra, që lidh komunën e Klosit me atë të Mollasit, rreth 40 km larg qytetit të Elbasanit. Kryetari i Këshillit të Qarkut të Elbasanit, Blendi Himçi tha se “proçedurat tenderuese për këtë aks rrugor, tashmë kanë përfunduar dhe së shpejti do të nisin punimet për shëndrimin e kësaj rruge rurale, në një rrugë me parametra bashkëkohorë". Sipas Himçit, pas përfundimit të këtij aksi rrugor, është planifikuar të  nisë rikonstruksioni i aksit Mollas – Selitë, duke shkurtuar ndjeshëm kohën që iu duhet banorëve të këtyre zonave për të arritur në qytetin e Elbasanit. Zonat që përfshin komuna e Mollasit dhe Klosit, njihen në rajonin e Elbasanit, si zona me prodhimtari të pasur dhe të lartë në pemtari dhe vreshtari. Me sistemimimin e  infrastukturës rrugore, banorët e këtyre zonave, do ta kenë më të lehtë të arrijne tregun e qytetit, duke ndikuar kështu edhe në uljen e çmimit të këtyre produkteve në treg.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›