Pack: Beogradi përgjegjës për situatën në Kosovë
Eurodeputetja Doris Pack ka akuzuar Beogradin për situatën problematike që paraqitet në Kosovë. Sipas saj, Serbia nuk po e ndihmon fqinjin e saj, por po mbështet strukturat paralele në veri të shtetit të ri.
"Serbia duhet ta kuptojë se duhet patjetër të ketë marrëdhënie të mira, pavarësisht se cili shtet është i pranishëm në Kosovë", ka deklaruar Pack. Ajo ka theksuar se Beogradi duhet të ketë parasysh se në Kosovë jetojnë edhe serbë, pozita e të cilëve duhet të përmirësohet.