Një opera private!
Për herë të parë një festival i muzikës klasike do të prodhojë një Opera. Festivali klasik tradicional në Tiranë, “Stina koncertore e vjeshtës”, përveçse shpall vitin e kompozitorëve të mëdhenj, po tenton të kthehet në një studio produksioni operistik. Ideatori Sokol Shupo tregon axhendën e pazakontë të këtij edicioni klasik
Pas një sërë koncertesh pranverore zhvilluar disa muaj më parë, Akademia e Arteve të Bukura po përgatit “Stina koncertore e vjeshtës”. Sipas dekanit të fakultetit të muzikës Sokol Shupo ky aktivitet pritet të fillojë në fund të muajit tetor dhe do të vijojë deri në fund të janarit. Përgjatë tre muajve të këtij aktiviteti, “Stina Koncertore e Vjeshtës” do të përfshijë gjithsej 50 koncerte.
Gjithashtu dekani i fakultetit të muzikës ka pohuar se në kuadër të këtij aktiviteti për herë të parë do të vihet edhe një opera në skenë por që ende nuk është vendosur përfundimisht vepra që do të interpretohet, si dhe koha e saktë prezantimit.
Sokol Shupo tregon se ky është edhe viti i Hajdenit dhe i Mendelesait dhe në kuadër të këtyre datave të rëndësishme ne do të organizojmë sigurisht edhe aktivitete në nderim të këtyre artistëve të mëdhenj duke vënë shumë prej veprave të tyre në skenë. “Do të kemi gjithashtu edhe një bashkëpunim me një orartor të quajtur Elias”, shprehet Shupo.
Ndërkohë kjo veprimtari do të vazhdojë edhe në fund të pranverës ku do të përfundojë tërësisht në muajin maj të vitit të ardhshëm.
Por aktivitetet vijojnë edhe jashtë kufijve. Gjatë fundvitit pritet një koncert ballafaqimi mes studentëve të Akadamisë së Arteve dhe atyre të Austrisë. “Jemi duke punuar për një koncert të përbashkët me disa nga studentët e kompozicionit në Akademinë e Arteve si dhe me disa nga studentët e kompozicionit në universitetin e Gracit në Austri. Pritet të fillojë në ditët e para të dhjetorit dhe do të jenë gjithsej dy koncerte, një në Tiranë dhe një tjetër në Austri”, thotë Soklo Shupo, duke shtuar se “do të jetë më tepër një koncert diskutimi, një koncertet ballafaqimi. Jemi në proces punë duke përzgjedhur studentët më të mirë, veprat që do të interpretohen gjatë këtyre netëve”. Por titullarët e këtij fakulteti kanë edhe një synim tjetër për të cilin nuk shprehet shumë optimist për realizimin e tij. Është diskutuar në parim që të arrihet një transmetim direkt të koncertit me ndërmjetësinë e kanalit televiziv TCH me qëllim që studentët dhe pedagogët e pranishëm të kenë mundësinë që të bashkëbisedojnë direkt nga Austria. “Nuk jam i sigurt nëse do të realizohet apo jo, për faktin se kjo është paksa e kushtueshme. Kjo të paktën derisa të gjejmë partnerin në Austri. Por ndërkohë, mundësia për të realizuar dy koncerte një këtu në Tiranë dhe një në ambientet e universitetit të Gracit në shtetin austriak pritet së shpejti”, thotë Shupo.
Do të jetë një koncert konferencë ku studentët do të diskutojnë për çështjet e njëri-tjetrit. Është një lloj diskutimi për të kuptuar se në çfarë niveli kanë arritur studentët e Akademisë së Arteve. Sipas dekanit kjo lloj lidhjeje do të krijojë disa premisa njëkohësisht. “Në radhë të parë krijon një hapje, krijon po ashtu edhe një lloj kontakti, por edhe pedagogët tanë do të shohin veten e tyre, dhe të metat që u rëndojnë. Është një ballafaqim shumë i mirë sepse duke u bërë krahasimi ndërmjet dy palëve ndikon në përmirësimin e punës”, përfundon ai.