Misri shterpë, dëmshpërblehen fermerët e Gramshit
“Agroblend” ka nisur dëmshpërblimin me misër kokërr
Pas hartimit të listëve, do marrin misër 131 fermerë të 5 komunave
Fermerët që mbollën misrin shterpë në tokat e tyre dhe nuk do munden të marrin prodhim prej saj, do të marrin nga firma që u tregtoi farën misër kokërr. Firma “Agroblend”, që ka shpërndarë farën emisarit që rezultoi e skaduar dhe për pasojë prodhoi misër pa kokrra, ka nisur dje të dëmshpërblejë fermerët e zonës së Gramshit. Fermerët po marrin firma misër kokërr në vend të asaj që prinin të korrnin në tokat e tyre. Kompania "Agroblend" nisi dje dëmshpërblimin me misër kokërr të 131 fermerëve të pesë komunave të rrethit të Gramshit. Si fillim gjatë ditës së djeshme është bërë dëmshpërblimi në komunën Pishaj, ku rezultojnë 19 banorë të dëmtuar dhe në ditët në vazhdim do të kryhet ndarja e misrit kokërr edhe në komunat e tjera. Në rrethin e Gramshit u dëmtuan nga misri hibrid “Aliseo” pesë komuna, konkretisht komuna Kukur, Kodovjat, Kushovë, Poroçan, Pishaj, ku në total rezultoi rreth 23.5 hektarë të mbjella me misër të skaduar. Në të gjithë rrethin numërohen 131 fermerë të dëmtuar, ndërkohë që nga përllogaritjet sasia e misrit për dëmshpërblim arrin në rreth 12 tonë, pasi sipërfaqja e mbjellë varion nga 1-7 dynym. Drejtuesit e firmës “Agroblend” deklarojnë se shpërndarja sipas femrave do të bëhet duke iu referuar rendimentit mesatar. Në Qarkun e Elbasanit do të kompensohen me misër kokërr 266 fermerë, të cilët me farën e skaduar të misrit kishin mbjellë një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 ha. Në rrethin e Elbasanit rezultoi e mbjellë me këtë farë 60 hektarë, në Gramsh 23.5 hektarë, në Peqin 21.5 hektarë dhe në Librazhd 1.5 hektarë. Pritet që në ditët në vijim të nisë shpërndarja edhe në tre rrethet e tjera të qarkut të Elbasanit, ku të gjithë këta fermerë do të dëmshpërblehen me misër kokërr, duke iu referuar rendimentit mesatar të një viti më parë. Më pas, do të vazhdohet me dëmshpërblimin e fermerëve në zonat veriore. Vetëm në rrethin e Matit rezultuan në fillim 162 fermerëve që kishin mbjellë tokat e tyre me farën e misrit të skaduar, me dhjetëra të tjera janë në qytetin e Bulqizës, në rrethin e Dibrës. Firma “Agroblend” është në pritje të hartimit të listave të fermerëve që kanë mbjell misrin pa kokrra, për të bërë edhe ta dëmshpërblimin me misër kokërr.
Skandali i misrit kallp ndodhi rreth 3 javë më parë. Rastet e para u zbuluan në Mat, e më pas në Fier e zona të tjera. Menjëherë pas kësaj, reagoi vetë ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Jemin Gjana, i cili garantoi fermat se do të dëmshpërblehen për dëmin e shkaktuar. Ashtu sikundër tha dhe ministri Gjana, nuk i takon shtetit, por privatit të shlyejë dëmin shkaktuar fermave, firma “Agroblend” duke marrë përsipër detyrimet ka nisur dje t’u kthejë fermave “misrin” që ata prisnin të marrin si prodhim nga toka e tyre, por për shkak të farës së skaduar, kallinjtë e misrave ishin të gjithë pa kokrra.