E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika e rënies

"Frika e Rënies" - Një ekspozitë e re me fotografi me përmasa njerëzore të marra nën ujë - është bashkëpunimi i parë i përmasave të tilla midis artisteve Sophie Lewis dhe Emma Critchley.

Fotografitë janë realizuar në një cisternë filmimi nën ujë të pajisur me një skenë. Modeles Mary Hurrell i është qepur kostumi në trup. Ajo është ndihmuar për pozicionin e marrë, nga dy zhytës - njëri që kujdesej për oksigjenin ndërsa tjetri për kostumin. Ekspozita "Frika e Rënies" ka për qëllim të nxjerrë në pah lidhjet midis të kaluarës, punëve artistike dhe zhytjes nën ujë", shpjegojnë artistet.

Seriali nën ujë ka për qëllim të nxisë vizitorët të reflektojnë lidhur me marrëdhëniet tona me të tashmen, duke inkurajuar mundësinë për realizuar një raport të ri. Gjatë zhytjes "rritet dhe intensifikohet shkalla e ndërgjegjësimit" si dhe ndryshohet vizioni. Gjendja pluskuese e qetëson dhe pushton sistemin nervor, duke i mundësuar si trupit dhe mendjes të hyjnë në një vend ekzistence më të qetë. Nga puna e Lewis dhe Critchley dalin një sërë pyetjesh. "A krijon kujdesja për hollësitë më të imta nëpërmjet proceseve të bërjes së gjërave nga dita në ditë, mundësinë e një përvoje më meditative, e një angazhimi më të pasur me të tashmen?”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›