E Diel, 1 Nëntor 2026

Një patriotizëm i admirueshëm sui generis, pa profka e flamuj

Qëndrimi ndaj mjedisit është një nga indekset e sigurte për të vlerësuar sesa të zhvilluar jemi shoqerisht. Fatkeqësisht tek ne edhe ky nuk është me mire se indekset e tjere të ketij lloji, si qendrimi ndaj gruas, ndaj fëmijëve apo ndaj kafsheve. Sa shume çalojmë në të gjitha keto të behet e qarte kur viziton Shqipërinë pas një periudhe të gjate largimi.

Une kam studiuar për Kiminë e Tokës në SHBA, me hollesisht mbi metalet e renda në toke. Një nga gjerat që me bente pershtypje ishte së meqenëse SHBA ka luksin të këtë siperfaqe të madhe toke, kjo e ben tolerancen e saj ndaj ndotjeve mjedisore goxha me të madhe së Evropa e Perëndimit (Lindjen nuk para e llogarit njeri në këtë krahasim).

Ka gjithashtu vende si Hong-Kongu ku perseri për shkak edhe të siperfaqes shume të kufizuar të tokes, ndotja e mjedisit konsiderohet si një herezi e paimagjinueshme. Une mendoj që Shqiperia jone është po ashtu e kufizuar në siperfaqe toke dhe duhet të adoptoje po ate qendrim si Evropa e Perëndimit në sensitivitetin e treguar ndaj ndotjeve të çdo lloji. Është pune mentaliteti; s’ka të beje fare me projekte konkrete.

Kam jetuar për një kohe relativisht të gjate në zemer të Austrise (landi Steiermark); vend i qete ku s’pipëtin as miza, si i thone. Ajo që me bente pershtypje ishte krenaria pothuaj e ekzagjeruar e fshatareve austriake për vendin dhe pronen e tyre - krenaria për pastertine e mjedisit, të ujit, për prodhimet biologjike, alergjia ndaj prodhimeve bujqesore me nderhyrje gjenetike, etj.

Kete qendrim e gjeje të pothuaj të standardizuar, edhe tek fshatare të pashkolle, që flisnin me një dialekt të llahtarshëm për veshin e njeriut të mesuar me gjermanishten zyrtare, që mbase edhe Vjenën s’e kishin pare ndonjëherë. Ky ishte një patriotizem i admirueshëm sui generis, pa profka, flamuj dhe rënie të gjoksit. Një shembull që ia vlen të imitohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›