Janë frytet e punës së këtyre heronjve që u heshtën
Shqiptarët kanë përvojë përpjekjesh duke filluar nga ajo për pavarësi e deri për sistem shumëpartiak e demokraci. Herë-herë kjo përvojë mund të quhet e hidhur, jo sepse përpjekjet nuk ishin të mjaftueshme apo sepse nuk u derdh shumë gjak, pasi u derdh; liria nuk falet.
Kjo përvojë quhet e keqe, sepse gjaku ishte vendas; të dyja palët që luftonin ishin të një kombi, prandaj prindërit humbën bijë e bija, familjet humbën të afërmit, miqtë e shokët humbën të dashurit. Por ajo që është më e keqja, nga këto përpjekje kombi humbi heronjtë e vet.
Sot, shumë njerëz të thyer në moshë kthejnë kokën pas dhe me të drejtë thonë, “Kemi bërë gjithë atë rrugë”. Megjithatë shumë nga ata që e filluan udhëtimin, nuk mbërritën deri këtu. Dhe kjo, jo sepse u vranë, pasi ideja nuk vdes, por sepse emrat e tyre u mbuluan, u fshinë, u bënë të harrohen.
Sot mund të kuptohet se fitorja, qoftë ajo kundër komunizmit, apo Pavarësia e Kosovës, janë në fakt, frytet e punës së këtyre heronjve që u heshtën me dhunë nga një regjim që nuk është më.