Smund të përfaqësohemi nga klasa e nivelit më të ulët të shoqërisë
Këto budallallëqe që ndodhin sot në Kuvendin Shqiptar i kane rrënjët, që me veprimet huliganiste me fillimin e demokracisë, kur opozita e drejtuar nga Berisha, Hajdari, Ceka, braktiste sallën e Kuvendit, e mbeti bejte pastaj reagimi tipik lab i Adil C., drejtuar N.Cekës: “Na mo ti, e bëre pyetjen, prite deklaratën”, në ‘91-in.
E që atëherë fatkeqësisht keto raste nuk kane mbaruar. Grindjet fizike, ballafaqimet gojore, dhe braktisjet e salles së Kuvendit Popullor si nga PS-ja, ashtu edhe nga PD-ja, (e mos përmendim partite vogla ketu) janë të shpeshta. Vendosja dhe zbatimi i ligjit në Shqiperi gjate viteve të pluralizmit ka qene një sfide e madhe si për poziten, ashtu edhe për opoziten e çdo periudhe kohore. Ligji u simbolizua me diktaturën e shpejt populli u “çorientua” si puna e deleve pa bari.
Kryetari i Kuvendit duhet të zbatoje ligjin që kushdo që thyen Rregulloren e Kuvendit në lidhje me etiken duhet të paralajmërohet me goje e me shkrim (kjo varet nga niveli i gabimit) e me pas të zhvishet nga statusi i deputetit, e të mos kandidoje me për një periudhe 10-vjeçare (edhe kjo varet nga gabimi).
Pastaj le ta hapin squpin injorantet e ashtuquajtur politikane shqiptare. E kjo nuk është diktature, kjo do të thote respekt për veten, për kundershtarin e mbi të gjitha respekt mbi institucionin ligjvënës ku t’i ulesh e ha buke me të ardhurat e tij.
Kur të vendoset rregulli e ligji e Shqiptaret ta pësojne këtë në kurriz, atëherë do flasim në kush është bos në Shqiperi. Ata që hiqen “bosë të pathyeshëm” janë klasa e nivelit me të ulet të shoqerise shqiptare e kjo është vërtetuar gjate historise. Shumë prej tyre ngjajnë si derra me zile, se edhe kur hanë, si derra hanë, e të vjen turp ta ulesh në tryeze bisedimesh politike si përfaqësues.