Një pavijon i xhamtë për mbrojtjen e mjedisit
Bashkia e Tiranës inicion një fushatë të gjerë sensibilizuese për mjedisin, e cila do të shtrihet në një hark kohor prej tre muajsh. Kjo nismë do të fokusohet te tema e mjedisit, me nëntema riciklimi i mbetjeve urbane, reduktimi i mbeturinave, gjelbërimi dhe përmirësimi i ajrit. Sensibilizimi i sa më shumë qytetarëve për një mjedis të pastër dhe një të ardhme të shëndetshme, ka qenë dhe është synimi kryesor i Bashkisë së Tiranës, që përmes kësaj fushate kërkon të arrijë rezultatet e dëshiruara.
Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, vizitoi dje atë që do të konsiderohet si elementi qendror i fushatës, pavijonin e xhamtë në sheshin "Skënderbej", i cili pas ekspozimit të Planit Rregullues, do të jetë një pikë-takimi për të gjithë aktorët e kësaj fushate, si dhe një vend nga ku mund të shpërndahen informacione, të rrihen ide dhe të organizohen leksione mbi temën e qytetit dhe mjedisit. Materialet e shkruara do të jenë të pranishme aty, në forma të ndryshme, si fletëpalosje informative apo tabela krahasuese, me qëllim sensibilizimin e grupeve të ndryshme komunitare. Kryebashkiaku Rama u shpreh se "kjo hapësirë do të na shërbejë si institucioni përgjegjës për mirëqeverisjen e qytetit, jo vetëm për të informuar publikun, lidhur me çka ne bëjmë, por njëkohësisht edhe për të adresuar ato që ne i konsiderojmë si probleme të përbashkëta, për zgjidhjen e të cilave do të përpiqemi të gjithë së bashku". Në këtë hapësirë, tha më tej Rama, ne do të regjistrojmë njëkohësisht edhe kërkesat, ankesat, nevojat, kritikat, pasi kjo është një hapësirë interaktive dhe ndërvepruese, falë teknologjisë që ne do të përdorim dhe falë vullnetit tonë për të dëgjuar drejtpërdrejt njerëzit që do të duan të na adresohen në të gjitha ato pjesë të programit të kësaj hapësire.