Taksat dhe prokurimet bënë "namin"
Për vitet 2006-2008 (9-mujori), qeveria "Berisha" i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm efektiv prej rreth 45 milionë dollarësh. Dëmi financiar është zbuluar nga 217 kontrollet e ushtruara nga KLSH-ja për periudhën e lartpërmendur. Shkeljet më të mëdha janë evidentuar në fushën e taksave dhe prokurimeve, në masën e rreth 28 milionë dollarëve. Abuzimet me fondet e krijuara nga taksapaguesit shqiptarë janë kryer nga ministri të ndryshme, bashki, komuna e drejtori, për të cilat KLSH, me firmën e Robert Çekut, ka kërkuar masën administrative për 900 zyrtarë.
Taksat
Në fushën e taksave, shkeljet janë kryer për motive të ndryshme, kryesisht për shmangie të mbledhjes së detyrimeve tatimore, si në TVSH, tatim-fitim etj. Vetëm në Degën e Tatimeve Tiranë janë kryer shkelje në masën e rreth 7 milionë dollarëve për periudhën 2006-2008. Edhe dega e Vlorës ka kryer dëme të mëdha financiare, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një deficit prej rreth 6 milionë dollarësh. Nuk mbeten pas degët e tatimeve në varësi të pushtetit vendor, sidomos në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Në total këto degë të biznesit të vogël i kanë krijuar shtetit një dëm financiar në masën e rreth 250 mijë dollarëve. Dëmi është shkaktuar si moszbatim i procedurave ligjore në llogaritjen dhe arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore. Në fushën e taksave nuk kanë kryer shkelje vetëm institucionet kompetente, si tatimet apo doganat, por edhe ministritë apo drejtoritë në varësi të tyre. Vlerat e dëmit shkojnë deri në 2 milionë dollarë dhe prekin Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Bashkinë Elbasan dhe Lushnjë, këshillat e qarqeve, Lezhë dhe Kukës, komunat Farkë dhe Lukovë, Ministrinë e Punëve Publike, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Kulturës, universitetet etj. Sa i takon doganave, administrata e drejtuar nga Përparim Dervishi i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 7 milionë dollarësh. Degët doganore më problematike janë shfaqur: Tirana, Berati, Shkodra, Fieri, Saranda, Vlora, Qafë-Thana dhe Bllata, si pasojë e detyrimeve doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve, kryesisht autovetura.
Prokurimet
Në fushën e prokurimit publik janë kryer shkelje gjatë tri viteve të fundit në masën e 8 milionë dollarëve. Kaq është shuma e zbuluar nga KLSH-ja, edhe pse perceptimi i subjekteve private paraqet një situatë akoma e më të rëndë në sektorin e tenderëve në Shqipëri. Listën e subjekteve me shkelje të mëdha e kryeson Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, në masën e 5 milionë dollarëve. Ndaj kësaj drejtorie, në varësi të MPPTT-së, KLSH ka kërkuar ndjekjen penale të dy zyrtarëve. Bie në sy edhe Bashkia e Shkodrës, e cila renditet e dyta për nga vlera e dëmit, me 600 mijë dollarë. Më pas vjen qendra spitalore "Nënë Tereza" me 250 mijë dollarë, Ministria e Kulturës me rreth 190 mijë dollarë etj.
Projektet
Në jo pak raste, rikonstruksionet e godinave shtetërore janë bërë objekt i rasteve korruptive. Në raportin e vitit 2008, hartuar së fundmi nga KLSH, bien në sy disa shkelje të Tatimeve-VIP, Ministrisë së Ekonomisë dhe OSSH. E para ka kryer një shkelje prej 600 mijë dollarësh për dorëzimin me vonesë të objektit "Rikonstruksioni i godinës së Tatimpaguesve të Mëdhenj", e dyta në masën e rreth 420 mijë dollarëve shkaktuar nga penalitetet e pallogaritura ndaj shpërndarjes së energjisë elektrike, ndërsa e treta rreth 30 mijë dollarë, si arkëtim më pak të të ardhurave, nga tarifat e reja të miratuara nga ERE për lidhjet e reja.
Abuzuan
81 zyrtarë në prokurori
Gjatë vitit 2008, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer 32 kallëzime penale ndaj 81 zyrtarëve të administratës shtetërore. Sipas KLSH-së, këta punonjës të shtetit kanë kryer një dëm financiar prej 20 milionë dollarësh. Të dhënat tregojnë se 5 zyrtarë u përkasin tatim-taksave (Tiranë), dy nga dogana (Tiranë), dy nga Hipotekat, dy nga Rrugët etj.