Liverpul, në ankth për Stiven Xherrard
Në Liverpul presin në ankth rezultatet e analizave, të cilave u është nënshtruar Stiven Xherrard, që u dëmtua në ndeshjen e FA Cup kundër Evertonit. Kapiteni i "Reds"-ave rrezikon të qëndrojë jashtë për disa javë. Benitez nuk mund të mbështetet te Xherrard për ndeshjen e kampionatit ndaj Portsmuthit dhe mesfushori do të mungojnë edhe në ndeshjen Spanjë-Angli, të mërkurën e ardhshme. Por Liverpuli ka frikë se, lojtari mund të mos jetë i disponueshëm edhe për ndeshjen e Champions League kundër Realit të Madridit.