Një projekt për restaurimin e plotë të teqesë së Frashërit
14/12/2008 Teqeja e Nasebiut, kthim në origjinalitet
GJIROKASTËR - Teqeja Bektashiane e Tahir Skënder Nasebiut në Frashër të rrethit të Përmetit, një kompleks ndërtimesh mesjetare, që për vlerat fetare, historike dhe arkitektonike është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, po rikonstruktohet plotësisht, sipas një projekti të drejtorisë rajonale të kulturës. Kjo teqe e ndërtuar në fillim të shek. XIX ka një vlerë të veçantë edhe për faktin se ndodhet në vendlindjen e atdhetarëve të shquar të Rilindjes sonë Kombëtare, vëllezërve Frashëri.
Për restaurimin e plotë të këtij monumenti në planin e investimeve të vitit 2008 ishte planifikuar fondi prej 6 milionë lekësh. Përmes kësaj ndërhyrjeje synohet jo vetëm të pengohet degradimi i mëtejshëm i monumentit, por të bëhet dhe një rivlerësim i tij në kohë, duke e përshtatur më mirë edhe për funksionet si objekt kulti, edhe për funksionin e veçantë si një objekt me rëndësi për historinë kombëtare, pasi kjo teqe ka qenë një shkollë e vërtetë për mësimin e shqipes.
Ndërhyrja restauruese u përqendrua së pari te ndërtesa e "mejdanit” të teqesë bektashiane dhe çatia e saj, që po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, duke ruajtur plotësisht dhe elementin origjinal të vjetër dhe të shëndoshë drusor. Restauruesit po bëjnë një punë të kujdesshme për restaurimin e kësaj pjese të kompleksit, duke përdorur teknikën e anastilozës së muraturës së dhomës së “mejdanit”.
Ndërkohë po bëhet edhe restaurimi i dyshemesë prej druri dhe i të gjitha tavaneve prej druri, duke i trajtuar edhe me vaj lini si dhe suvatime. Projekti i restaurimit të kompleksit përfshin edhe “ndërtesën e shërbimit”, ku po kryhen suvatimet e brendshme dhe po vendosen tavane të rinj druri në vend të tavaneve të shkatërruara për shkak të kohës së gjatë kur kanë munguar ndërhyrjet restauruese. Në këtë pjesë po restaurohen edhe të gjithë elementët e tjerë prej druri, si dritaret dhe dyert, duke zbatuar teknikat e ruajtjes së origjinalitetit, deri në shtrimin e dyshemesë mbi binar të fortë druri.
Në katin përdhes të “ndërtesës së banimit”, një nga më të frekuentuarat nga dervishët dhe besimtarët bektashianë, po trajtohen muret sipas teknikës origjinale, ndërsa bodrumi po shtrohet me gurë në ato pjesë ku këta mungojnë. Në katin e sipërm restauruesit e pjesëve prej druri po shtrojnë dyshemenë e drunjtë mbi trarë të plotë dhe po ndërtojnë edhe tavanet me dërrasa në të gjitha dhomat. Edhe në këtë pjesë të kompleksit po bëhen kudo suvatime dhe po restaurohen të gjitha dyert dhe dritaret, kanatat e dritareve dhe grilat që ndihmojnë për errësimin e mjediseve të brendshme.
Ndërhyrja restauruese ka përfshirë edhe muraturën e gurit në tyrben e Teqesë së Nasebiut. Gurgdhendësit dhe suvaxhinjtë restaurues po bëjnë një punë të kujdesshme "për të injektuar llaç" në brendësi të murit të dëmtuar të tyrbes, pa prekur pamjen e jashtme origjinale të saj. Për shkak të dëmtimeve nga reshjet dhe rrjedhjet e ujërave, restauruesit kanë menduar mundësinë e një drenazhimi rreth e qark tyrbes.
“Trualli i pjerrët ku është ndërtuar kompleksi, ka krijuar gjatë viteve probleme serioze për shkak të pamundësisë për kullimin e ujërave, që shkakton dëmtim dhe zhvendosjen e themeleve, për pasojë dhe çarjen e muraturës së ndërtesës. Për këtë arsye, hapja e një kanali drenazhues në pjesën e sipërme të terrenit është më se i nevojshëm për garantimin e monumentit vitet e ardhshme”, - tha kreu i drejtorisë rajonale të kulturës në Gjirokastër, Spartak Drasa.
Pak historik
Teqeja e Tahir Skënder Nasebiut në Frashër është ngritur rreth vitit 1814 nga Tahir Skënderi (Nasebiu), i cili ishte i pari që ndezi shkëndijën bektashiane në zonën e Dangëllisë. Monumenti është vendosur në rrëzën e malit plot gjelbërim, në një vend piktoresk dhe mjaft të përshtatshëm për të tërhequr besimtarët, turistët dhe vizitorët. Gjatë rrjedhës së historisë kombëtare kjo teqe ka luajtur një rol të veçantë dhe ka ndihmuar në përhapjen e gjuhës shqipe gjatë regjimit pushtues osman. Kompleksi i teqesë është një ansambël me vlera origjinale arkitekturore dhe përbëhet nga disa objekte, të cilat plotësojnë bashkërisht funksionin e saj. Sipas dervishëve që kanë shërbyer këtu brez pas brezi, ndërtimet për ngritjen e kësaj teqeje kanë filluar nga viti 1814, ndërsa një shekull më vonë, rreth vitit 1933,teqeja bektashiane e Tahir Skënder Nasebiut në Frashër u rindërtua në pjesë të rëndësishme të saj, pasi në vitin 1914 ajo u dogj nga andartët grekë. Në ditët e sotme teqeja bektashiane e Tahir Skënder Nasebiut frekuentohet nga besimtarë dhe vizitorë të shumtë nga krahinat e Dangëllisë, Ballabanit dhe Këlcyrës, nga rrethi i Përmetit si dhe nga Mallakastra, Skrapari, Kurveleshi, Lazarati, Lopsi etj.