Krenar Ahmeti: Më shumë impenjim në ditët e festave
14/12/2008 Në Tiranë 417 aksidente rrugore
TIRANE - Policët rrugorë të kryeqytetit kanë zbrazur rrugët e Tiranës për t’u mbledhur në analizën vjetore mbi atë çfarë kanë arritur dhe çfarë ende duhet bërë. Dhe një ndër pikat që kryepolici rrugor Krenar Ahmeti e evidentoi si çështje që mbetet problem është edhe trafiku i rënduar në kryeqytet. Por sipas Ahmetit kjo situate lidhet me punimet në rrugë. “Megjithëse infrastruktura rrugore është në përmirësim, policia rrugore ka hasur vështirësi në menaxhimin e trafikut për shkak të punimeve në akse të ndryshme rrugore”, - ka deklaruar Ahmeti. Sidoqoftë, tashmë që kryeqyteti pritet të përballet me një trafik akoma më të rënduar për shkak të festave të fundvitit, policia pritet të marrë masa shtesë, veçanërisht për rrugët që njihen për bllokimin e trafikut. Por Ahmeti u foli policëve edhe për aksidentet, që përgjatë 11 muajve kapin shifrën mbi 400, por harta e tyre më problematike paraqitet brenda në qytet e më pas vjen autostrada që lidh kryeqytetin me Durrësin. “Në territorin e rrethit të Tiranës kanë ndodhur 417 aksidente rrugore”, - ka saktësuar Ahmeti.