E Diel, 1 Nëntor 2026

Një provokim që tejkalohet me kurajë politikeNga Mero BazePo shtohen dita- ditës njoftime që këshilltarët e Partisë Demokratike dhe LSI në disa qytete kryesore të vendit, si Vlorë, Fier, Tiranë së fundmi dhe në Berat, po përpiqen të përdorin një shum

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Një provokim që tejkalohet me kurajë politikeNga Mero BazePo shtohen dita- ditës njoftime që këshilltarët e Partisë Demokratike dhe LSI në disa qytete kryesore të vendit, si Vlorë, Fier, Tiranë së fundmi dhe në Berat, po përpiqen të përdorin një shumicë numerike në këto këshilla për të bllokuar buxhetet lokale të këtyre bashkive. Pretekstet janë nga më të rëndomtat e ndoshta deri tek më parimoret, që nga orekset e “monikave” për fonde e deri tek ëndrrat e “argitave” për plane rregulluese dhe zaptime territoresh. Presionet janë amorale nga pikëpamja politike, pasi shumica LSI–PD është një shumicë e trafikuar në pushtetin vendor, pasi votat e LSI në zgjedhjet e 2007 janë vota të marra nga koalicioni me socialistët. Por debati për moralin tani ka dalë jashtë mode dhe nuk ia vlen të humbësh kohë kur mendon se kush e komandon Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Ky është një shantazh i pastër në logjikën e shantazheve që ky çift i shëmtuar gjobaxhinjsh kanë filluar të bëjnë mbi biznesin dhe mediat kritike kohët e fundit, duke thjeshtëzuar në përfytyrimin e tyre skenarin se si mposhtet opozita dhe faktorët opozitarë. Duke shantazhuar qytetet kryesore të opozitës me bllokim buxheti, ata duan të shtojnë një problem më shumë në tryezën e Edi Ramës, dhe një shpresë më shumë në ëndrrat e tyre për ta gjunjëzuar opozitën dhe jo për të bashkëpunuar me të.
Në këto kushte opozita duhet t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Së paku në disa bashki të qyteteve kryesore, Fier, Vlorë dhe Berat apo Lushnjë, nëse ky provokim përsëritet opozita duhet të provokojë votëbesim nga qytetarët përmes dorëheqjeve të kryetarëve dhe shkuarjen në zgjedhje për 45 ditë për tu votëbesuar nga qytetarët. Nuk ka shuplakë më të mirë për Sali Berishën se sa ta detyrosh atë të shkojë brenda 45 ditësh në zgjedhje në këto qytete për të provuar tashmë sa vota ka Ilir Meta dhe Sali Berisha së bashku. Këto zgjedhje do të jenë një kosto e rëndë për qytetet përkatëse dhe vendin, por janë e vetmja përgjigje dinjitoze që mund tu jepet dy gjobaxhinjve që kanë nxjerrë maskat rrugëve për të vënë gjoba në emër të mungesës së moralit. Zgjedhjet brenda 45 ditëve në bashkitë ku ata tentojnë të bllokojnë buxhetin, do të testojnë realisht zhdukjen nga skena politike të LSI dhe rrënimin e pushtetit të Sali Berishës. Opozita i ka të gjitha shanset t’i përdorë ajo këto zgjedhje 45 ditëshe si shantazh mbi këtë çift gjobaxhinjsh dhe jo të shantazhohet prej tyre. Ky është një provokim që tejkalohet me kurajo politike dhe një aksion opozitar që mobilizon vërtet shoqërinë opozitare për një aksion me objektiva të qarta.
Një test i tillë në mes të rrëmujës që Berisha po përpiqet të prodhojë, duke shantazhuar individë opozitarë, duke kërcënuar dëshmitarë si ai i Gërdecit që shkoi në burg vetëm pse dekonspiroi djalin e tij, dhe duke tentuar të ngushtojë rrethimin politik për kundërshtarin e tij me individë të blerë brenda PS, do të zbulojë boshllëkun politik, me të cilin Berisha po përpiqet t’i marrë frymën shoqërisë shqiptare. Kriza të tilla politike shpesh vlejnë për të çliruar energji të reja opozitare, dhe provokimi i çiftit Berisha – Meta meriton të ballafaqohet me një test të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›