Ruka: Në tryezë vetëm Rama e Berisha, LSI: PS po na defaktorizonNga TemaSekretari për Marrëdhëniet Publike në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Luan Rama tha se kryetari i PS, Edi Rama po përpiqet që të defaktorizojë partinë e tyre. Deklarata e tij v
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ruka: Në tryezë vetëm Rama e Berisha, LSI: PS po na defaktorizonNga TemaSekretari për Marrëdhëniet Publike në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Luan Rama tha se kryetari i PS, Edi Rama po përpiqet që të defaktorizojë partinë e tyre. Deklarata e tij vjen pasi deputeti socialist, Ethem Ruka tha se në tryezë duhet të ulen vetëm Rama e Berisha, dhe jo drejtues të tjerë, ccka do e bënte tryezën të papranueshme.
“Qëndrimi parimor dhe konstant i Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me rëndësinë që merr dialogu poilitik institucional për zgjidhjen e situatës politike në vend është dhe mbetet konstante e pandryshueshme e jona. Natyrisht kur flasim për dialog politik, institucional kemi parasysh në radhë të parë vetëm dialogun që vjen në frymë të Kushtetutës dhe në zbatim të Kushtetutës së vendit. Së këtejmi unë gjykoj se qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste ka një non sens etik; së pari në raport edhe me vetë Presidentin e Republikës, sepse nuk mundet që Partia Socialiste të imponojë modalitetet e takimit që organizon Kryetari i Shtetit.
Së dyti ka një nonsens parimor sepse askush, aq më pak kryetari aktual i PS-së nuk mund të vendos kushte për të defaktorizuar faktorë politikë, të cilët i ka bërë të tillë, pra me ndikim dhe influentë në jetën politike të vendit, vetë qytetari shqiptarë me votën dhe me zgjedhjen që ai ka bërë në zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-ës. Edi Rama u përpoq me të gjitha mjetet dhe mënyrat ta defaktorizonte e te eliminonte LSI-në, por dështoi dhe ka për të dështuar në çdo përpjekje për t’u imponuar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me orientimin evropian të Shqipërisë,” tha Luan Rama.
“Faktin sesa faktor politik është Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk e ka në dorë kryetari i PS-së, i cili edhe me qëndrimin më të fundit dëshmon se nuk është seriozisht i angazhuar për të gjetur një zgjidhje që vjen në pajtim me Kushtetutën dhe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KE-së nga njëra anë dhe nga ana tjetër hapat e mëtjeshmë, reagimi pozitiv ndaj çdo inisiative që vjen nga Presidenti i Republikës në të mirë të zgjidhjes se situatës politike në vend do të jetë edhe dëshmia më e qartë se kush realisht është i angazhuar për zgjidhje në të mirë të ecurisë së mëtjeshme të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe kush punon kundër hapave integrues dhe europianizues të Shqipërisë.”