E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet, prioritetet e Sherbimit Social Shteteror

Institucionet e perkujdesit te femijeve, vec permiresimit te infrastruktures se tyre, kete vit i kane kushtuar nje rendesi te vecante marrjes se masave, per zbatimin e standardeve lidhur me procedurat e biresimit dhe marrjes se kujdestarise ligjore te femijeve. Sherbimi Social Shteteror (SHSSH) vlereson se institucionet e perkujdesit per femije ne politikat e tyre e kane vene theksin ne respektimin e te drejtave te femijeve, rritjen e cilesise se sherbimit dhe integrimin e tyre ne jeten sociale. Keto institucione, ne bashkepunim me UNICEF-in, kane hartuar ne menyre te unifikuar modulet dhe formularet e vleresimit te nevojave sociale, edukuese, shendetesore te femijeve sipas grupmoshave dhe treguesve te cdo standardi dhe eshte bere shperndarja e tyre ne gjithe rrjetin e institucioneve rezidenciale te femijeve per zbatim. Sipas SHSSH-se, edhe udhezimi i dale nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta mbi procedurat e pranimit te klienteve ne institucionet publike dhe jopublike, ne lidhje me kujdestarine ligjore, eshte ne zbatim per te gjithe institucionet. Per zbatimin e tij jane realizuar takime me perfaqesuesit e te gjithe institucioneve mbi trajtimin e problemeve te dala gjate zbatimit, dhe plotesimin me te dhenat e duhura te data-baset e institucioneve te perkujdesit. Aktualisht 50 % e institucioneve kane filluar procedurat ligjore te marrjes se kujdestarise se femijeve me vendim gjykate. SHSSH thekson se gjate ketij viti, per here te pare eshte realizuar dhe Regjistri Kombetar me te dhena mbi klientet ne institucionet publike dhe jo publike per femije. Ne 55 institucionet ditore te perkujdesit trajtohen rreth 586 femije, nga te cilet 285 femije ne institucione publike (53 ditore), dhe 354 ne OJF-te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›