Një punëtor i Bechtel & Enka lëndohet rëndë

Një punëtor i konzorciumit Bechtel& Enka ka pësuar një aksident të rëndë derisa po punonte në vendpunishte në afërsi të Fushë Kosovës, ku ky konzorcium është duke bërë punime.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënjsa e Bechtel & Enka, Ela Ruçi.
“Aksidenti ka ndodhur në sessionin 8 të autostradës në vend punishte afër Fushë Kosovës derisa po bënte punë rutine të tijën, ai po punonte me një sharrë ekeltrike me ç’rast është lënduar në fyt, mirëpo detajet se si ka ardhur deri te kjo nuk janë akoma të ditura”, ka thënë Ruçi për Indeksonline.
Sipas Ruçit, Ekipi i Bechtel& Enka ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ofruar viktimës ndihmën e parë, më pas ai është transportuar në QKUK.
Ndërkaq, ekipi i mjekëve kujdestarë në Qendrën Emergjente në QKUK ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa vazhdon të jetë nën kujdesin intensive.
Ndryshe ky nuk është rasti i parë që punëtorët e këtij konzorciumi pësojnë aksidente gjatë punimeve në autostradë./Indeksonline/